TIRANË - Kur na ndajnë vetëm pak orë nga aksioni për pastrimin e Shqipërisë nga mbeturinat, ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, sqaron në një intervistë për A1 Report detaje mbi këtë fushatë.

Ndryshe nga koha kur kjo ministri drejtohej nga Spiro Ksersa, Veliaj thotë se vullnetarët e këtij aksioni kanë një ambjent të posaçëm për organizimin e të gjithë fushatës. “Pastro Shqipërinë në një ditë”, kulmon të premten në 12 qarqe të vendit.
 
22 nëntori do të jetë dita kur qeveritarë e njerëz të thjeshtë, vullnetarisht do të marrin një aksion për pastrimin e vendit nga mbetjet. "Pastro Shqipërinë në një dite", kulmon të premten në 12 qarqet e vendit me synimin e mbledhjes së 20 mijë ton mbeturinave nga ata që vullnetarisht do të mblidhen bashkë për një Shqipëri më të pastër.

Ministri i Mireqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, sqaron në një intervistë për A1 Report detajet e kësaj fushate, vetem pak minuta para se ai të niset për në Gjirokastër për të kryer detyrën e tij vullnetare si qytetar.
 
Fushata e organizuar nga "Greenline Albania" mbështetet fort nga qeveria shqiptare. Vullnetarët e saj, kanë një ambient të tyre në ministri ku kanë menduar në detaj të gjithë organizimin e fushatës.

Ambientet e dikurshme të luksit të ish-ministrit Spirok Ksera, janë kthyer në një vend ku gjithkush shkëmben eksperiancat për të çuar përpara Shqipërinë e pastër.

"Pastro Shqipërinë në një dite" është një nismë që realizohet në 130 vende të botës. Nëse koha do të jetë në favor të shqiptarëve, fushata do të vazhdojë deri në orët e vona të së premtes.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)