DURRES - “Është koha për të luftuar punën në të zezë” ka thënë ministri Veliaj gjatë një takimi me të rinj të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë në Durrës dhe në Kavajë. Veliaj ka ndarë me të rinjtë një nga skandalet më të mëdha të viteve të kaluara ku punonjësit e shtetit kanë punuar në të zezë.
Gjithashtu Veliaj është ndalur edhe tek reforma e pensioneve e cila ka nisur të zbatohet që nga 1 janari i këtij viti.
Veliaj u ndal edhe në hapjen e dosjeve ku u është drejtuar të rinjve se është misioni i tyre për të bërë transparencë lidhur me të shkuarën komuniste të vendit. Ky takim është zhvilluar në kuadër të 23 vjetorit të themelimit të FRESSH-it dhe zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO