Veliaj në Forumin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë: Vendimet që marrim sot janë për gjeneratën e ardhshme; jo kulturës së ‘favelave’ në periferi

Veliaj në Forumin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë: Vendimet që marrim sot janë për gjeneratën e ardhshme; jo kulturës së ‘favelave’ në periferi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Forumi Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Inxhinierisë “SHARE Tirana 2022” mblodhi sot në Tiranë arkitektë dhe liderë ndërkombëtarë në teknologjinë e inovacionit dhe ndërtimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në Edicionin e 4-t të këtij Forumi, u shpreh se Tirana, e cila vijon të rritet çdo vit, ka më shumë se kurrë nevojë jo vetëm për arkitektë, por edhe për komunikues të mirë të arkitekturës. 

“Në kontekstin urban që kemi trashëguar në Tiranë, nuk kaloi pa debat historia e “5 Majit” apo ajo e “Astirit”, të cilat na treguan se kemi nevojë për arkitektë, por kemi nevojë edhe për komunikues të mirë të arkitekturës. Kemi nevojë të shpjegojmë: pse duhet të bëhet një rrugë; pse nuk mund të vazhdojmë me kulturën e një “favele” në periferi të qytetit tonë; pse sot mund të duket një vendim i vështirë që nënë Liza të lërë 500 metrat katrorë të një karabinaje pa infrastrukturë, për të marrë 500 metra katrorë të Stefano Boerit, si një mënyrë për të shpëtuar veten, por edhe gjeneratat e ardhshme!”, sqaroi Veliaj. 

Ai nënvizoi faktin se vendimet e sotme i përkasin gjeneratës tjetër. “Për një kryetar bashkie apo një ministër, pyetja është: Do marrim vendime për zgjedhjet e ardhshme, apo për gjeneratën e ardhshme? Po të jetë për të marrë vendime për zgjedhjet e mia të ardhshme, atëherë të gjitha vendimet do të ishin: çdo nënë Lizë që ka zaptuar diku, të jetë e kënaqur, se kryetarit i duhet vota. Por, nëse logjika është kjo, atëherë s’kemi kuptuar asgjë. Arkitekti i njohur Italian, Bruno Zevi na bën një provokim: Jemi këtu për gjeneratat e ardhshme, apo për llogaritë e vogla, qofshin këto politike, zgjedhore apo të konferencës së radhës?”, tha Veliaj, duke shtuar se sfida është për gjeneratën e  ardhshme, jo për llogaritë e ditës. 

SHARE Tirana Forum, eventi më i rëndësishëm në fushën e arkitekturës në Shqipëri, u organizua në kuadër të Tiranës Kryqyteti Europian i Rinisë. Ai mundëson bashkërendimin dhe komunikimin e përvojave dhe risive profesionale në këtë sektor, si dhe mundësinë për ‘rrjetizim’ profesional të nivelit më të lartë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet