Veliaj në Forumin Rajonal për Sipërmarrësit Socialë: Fqinjësia është shumë e rëndësishme! Me idetë inovative të të rinjve Tirana dhe kryeqytetet e Ballkanit mund të bëhen Tel Avivi

Veliaj në Forumin Rajonal për Sipërmarrësit Socialë: Fqinjësia është shumë e rëndësishme! Me idetë inovative të të rinjve Tirana dhe kryeqytetet e Ballkanit mund të bëhen Tel Avivi

Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte pjesë e Forumit Rajonal për Bizneset Sociale (RISE), një takim i organizuar me të rinj nga Ballkani Perëndimor. Veliaj tha se bashkëpunimi dhe fryma e bashkimit të të rinjve në rajon duhet të jetë shembull për të gjithë.

“Fqinjët janë shumë të rëndësishëm, ndaj mos i merrni për të mirëqenë. Miqësia është si një tullë në një mur shumë të madh, të cilin ne po mundohemi ta ndërtojmë në Ballkan. Komunikimi mes të rinjve dhe shkëmbimi i ideve mes tyre është një mënyrë për të njohur njëri-tjetrin dhe për të krijuar start up-e, si një potencial për të ngritur më shumë biznese që menaxhohen nga të rinjtë”, tha Veliaj. 

Kryebashkiaku shtoi se me punë dhe organizim të mirë, Tirana, Beogradi, Prishtina, Shkupi, Podgorica, apo Sarajeva mund të bëhen Tel Avivi i Ballkanit. 

“Unë mendoj se mund të kemi aspirata realiste mbi atë se çfarë mund të bëhen qytetet dhe Tirana, Prishtina, Beogradi, Shkupi, Podgorica, apo Sarajeva, mund të bëhen Tel Avivi i Ballkanit”, tha ai.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Interpelanca për amnistinë, Alibeaj: Mbi 110 deputetë u bënë bashkë për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu

Interpelanca për amnistinë, Alibeaj: Mbi 110 deputetë u bënë bashkë për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu