Këshilli Bashkiak ka votuar në mënyrë unanime emërtimin e rrugës Ukraina e Lirë, pranë ambasadës së Ukrainës në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me dije se 1300 familje kanë shprehur gatishmërinë për të mirëpritur refugjatë ukrainas. 

Në mbledhjen e posaçme të Këshillit, ku u votua për emërtimin e kësaj rruge, Veliaj u shpreh se solidariteti i Shqipërisë me popullin ukrainas është edhe më i madh për shkak të përvojës me luftën e Kosovës.

“Është një simbolikë tjetër se s’mund të rrimë duarkryq! Nuk është e rastit që pikërisht në atë rrugë ndodhet edhe ambasada e Rusisë, Serbisë dhe Kosovës! Është e rëndësishme të flasësh me simbole. Ama duhet të flasësh siç duhet, duhet të veprosh siç duhet e të bësh gjestet e duhura për të mirën e njeriut. Është një shenjë simbolike miqësie emri i rrugës Heronjtë e Ukrainës. Në këtë mënyrë, së pari dëshmojmë publikisht mbështetjen dhe së dyti kemi bërë një gjest kuptimplotë, një gjest human,” tha ndër të tjera Veliaj.

Veliaj theksoi edhe njëherë se Bashkia e Tiranës ka mbledhur dhe ka nisur një kamion me ndihma drejt Ukrainës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:38
Mediat botërore jehonë miratimit të rrugës ‘Ukraina e Lirë’ në Tiranë

1646682012_41659460956a422ea3f650f179165b4c.jpg

Këshilli Bashkiak i Tiranës emërtoi sot një rrugë me emrin “Ukraina e lirë”, si shenjë solidariteti me rezistencën e Ukrainës kundrejt pushtimit rus.

Lajmi ka tërhequr vëmendjen e mediave më të rëndësishme botërore, si Associated Press, Reuters, The Telegraph, Washington Post e shumë të tjera.

Në shkrimin e tyre, mediat e huaja bëjnë me dije se Këshilli Bashkiak i Tiranës, apo parlamenti i qytetit, votoi unanimisht për të riemërtuar një rrugë kryesore në kryeqytet ku kanë selitë ambasadat e Ukrainës, Rusisë, Serbisë dhe Kosovës.

 Shqipëria ishte i vetmi vend gjatë Luftës së Dytë Botërore që në fund të saj pati më shumë hebrenj sesa në fillimin e luftës, duke u ofruar atyre strehë nga persekutimi nazist. Shqipëria ishte vendi i parë që u ofroi strehim  afganëve që u larguan nga vendi i tyre pasi regjimi Taliban erdhi në pushtet”, theksojnë mediat më të njohura ndërkombëtare.