Veliaj në Kombinat: Luli dhe Monika i kanë ndarë rolet! Kryemadhi mbjell panik për tërmetin, Basha mbjell panik për pandeminë (VIDEO)

Programi i Rindërtimit do ta shndërrojë Kombinatin në një nga lagjet më të bukura të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha sot se të gjitha familjet që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit të kaluar, do të dalin nga ky proces më mirë seç ishin, e madje i siguroi ato se apartamenti i ri do t’u vlejë më shumë se i vjetri.

“Ky ka qenë një vit i vështirë për Tiranën, e sidomos për Kombinatin. Por, më e rëndësishmja është se njerëzit duhet ta dinë që, secili prej tyre do të dalë më mirë seç ishte nga kjo situatë. Pra, do të marrë një shtëpi më të mirë, edhe si vlerë monetare sepse do vlejë më shumë në treg, por edhe si infrastrukturë, do të jetë më e qëndrueshme. Është shumë e rëndësishme që njerëzit ta dinë: kur të marrin çelësin dhe kontratën e shtëpisë së re në dorë, do të jenë më mirë, pasi një pjesë e madhe e atyre shtëpive ishte një shtytje me dorë para se të binin muret dhe çatitë”, tha ai.

Në bisedën me stafin e Njësisë 6, Veliaj u kërkoi banorëve të Kombinatit të mos i dëgjojnë ata që bëjnë politikë me tërmetin dhe pandeminë.

“Të dëgjosh Monikën dhe Lulin përditë, edhe po të jesh më i shkolluari në psikologji, luan mendsh. Strategjia e tyre po duket shumë qartë, i kanë ndarë rolet: Monika mbjell panik për tërmetin, kurse Luli mbjell panik për pandeminë. “Shkolla ‘Sami Frashëri’ - tha, - do e bëjnë në Paskuqan. Aty do bëhet pallat”. Shkolla filloi të ndërtohet aty ku është”, sqaroi ai.

Kryebashkiaku tha se procesi po ecën me ritme të shpejta dhe para Vitit të Ri do të nisë puna për rindërtimin e lagjes së re në Kombinat.

“80% e pagesave kanë përfunduar, lagjja e parë filloi te “5 Maji”, së shpejti fillon edhe lagjja e dytë. Me të kaluar vendimi i Këshillit të Ministrave për disa shpronësime të vogla, ligji thotë që edhe ata do të rrinë në banesën e tyre, por secili, si ata që kalojnë rrugën në anën tjetër, si ata që kanë ndërtuar në atë mënyrën e tyre për të futur kokën gjatë këtyre 30 viteve, do marrë një shtëpi që vlen më shumë dhe do jetë zotërues i një prone që ka më shumë vlerë seç ishte kur ra tërmeti. Për sa kohë që 80% e njerëzve i kanë marrë pagesat, është çështje kohe edhe për 20% tjetër, se një pjesë e madhe e tyre i ka sjellë me vonesë. I kemi pritur dhe përpara datës 31 dhjetor do t’i likuidojmë të gjitha, që të fillojmë edhe themelet këtu në Kombinat”, tha Veliaj.

Ai zhvilloi një vizitë edhe në dy prej bizneseve të zonës, në gjimnazin “Myslym Keta”, ndërsa ndaloi për një takim edhe me imamët e zonës.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 23/11/2020 15:25

    Nafijes i eshte djegur kandelja e trurit pas heqjes se bajameve, dhe truri i saj tani punon 3, flet vetem mrroklla, ne lajthitje totale particka e shaleve te hapura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren