Veliaj në Kombinat: Mos e ngacmoni Belindin sa të futet në listën e PD, se e kemi dhëndër në PS!

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot ne Kombinat, ku ka komentuar kandidaturën e Partisë Demokratike, e cila ka vendosur në liste kreun e forumit rinor, Belind Këlliçi.

Veliaj ka bërë thirrje që të mos ngacmohet Këlliçi, sa të zyrtarizohet futja e tij në listë.

“Partia tjetër ka sjellë në Kombinat atë të FRPD-së. Ai është dhëndër në partinë tonë. Do na shajë sa të kapë vendin në listë, por jam i sigurt që do jetë i pari që do i hidhet Lulit në fyt kur të humbin zgjedhjet,” deklaroi Veliaj.

Ndërkaq, Veliaj shtoi se kombinatasit nuk duhet t’i besojnë 4 vitet e tyre të ardhshme një studenteje me 5-sa të LSI-së.

“Partia Socialiste ka sjellë në Kombinat Belinda Ballukun, ministren më të fuqishme, sepse zona më e prekur nga tërmeti do edhe njerëzit më të fuqishëm. Shikoni palën tjetër kë ka sjellë: E dëgjoja Monikën kur thoshte, “kjo është nxënëse e shkëlqyer, farmacistja me 10-ta”. Pashë dëftesën, ajo ishte me 5-sa. Po pse, ngelësat e Monikës do votojë Kombinati?! I bie që Kombinati të mos ketë pikë dinjiteti për veten e vet që të pranojë se më e mira e shoqërisë sonë është dikush që mbaron me 5-sa. Me 5-sa në kohë pandemie, doktoresha me 5-sa, farmacistja me 5-sa, dhe e kupton pastaj si i kemi punët me këta kundërshtarët tanë,” u shpreh Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:13
‘Duan ta bëjnë të njerëzishëm’ Veliaj takim me të rinjtë në Kombinat: Të gjithë e dinë se Luli e gatuan çorbën vetëm për vete (VIDEO)

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste, të cilët janë anëtarësuar me PS-në.

Veliaj nga Kombinati theksoi se PS ka çuar në atë zonë ministren më të fortë, ndërkohë që pala tjetër ka sjellë një studente me pesa.

‘PS është një familje e madhe dhe në një familje të madhe ke krahë ku të mbështetesh. Këtu në Kombinat kemi një sfidë të rëndësishme, dhe prandaj kemi sjellë këtu në këtë zonë ministren më të fortë, Belindën. Në kemi sjellë skuadrën më të fortë, ndërkohë pala tjetër kishte sjellë një studente me 5. Edhe shteti më i fuqishëm në botë nuk i bën dot të gjitha vetë, por angazhohen të gjithë.’- tha Veliaj.

Po ashtu Veliaj tha se tashmë konsulentët e Bashës duan që ta shesin atë si të njerëzishëm, por qytetarët e njohin Lulin dhe se nuk kanë asnjë dyshim se ai gatuan vetëm për vete.

‘Tani duan që ta bëjnë Lulin i çik më të njerëzishëm, a thua se ne nuk e njohim ne 4 vite në Tiranë. Më vjen mirë sepse idetë janë të fokusuara të gjitha vetëm tek fisi dhe tek familja e vet. Po u them konsulentëve të Lulit se ne nuk kemi asnjë dyshim se ai gatuan vetëm për familjen e vet, sepse ne jemi 100% të bindur sepse çdo çorbë që gatuan e gatuan për familjen e vet. Ne nuk na duhet kjo!

Për atë kandidatin e PD-së nuk po flas fare se është dhëndër tek PS. Është dhëndër tek partia jonë, do ta tolerojmë s atë kapi vendin në listë. Në programin e tyre nuk kishte asnjë fjalë për tërmetin dhe pandeminë’- tha Veliaj.

Ora 15:30
‘Refuzoni ngelësat e Monikës’ Veliaj nga Kombinati: Dhëndri i PS në krye të FRPD, i pari që do i hidhet Lulit në fyt (VIDEO)

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me banorët e Kombinatiit, ku nënvizoi rëndësinë që qytetarët duhet t’u japin kandidaturave për deputetë.

Veliaj u tha banorëve të komitetit se nuk duhet t’i besojnë 4 vitet e tyre të ardhshme një studenteje me 5-sa të LSI-së.

“Partia Socialiste ka sjellë në Kombinat Belinda Ballukun, ministren më të fuqishme, sepse zona më e prekur nga tërmeti do edhe njerëzit më të fuqishëm. Shikoni palën tjetër kë ka sjellë: E dëgjoja Monikën kur thoshte, “kjo është nxënëse e shkëlqyer, farmacistja me 10-ta”. Pashë dëftesën, ajo ishte me 5-sa. Po pse, ngelësat e Monikës do votojë Kombinati?! I bie që Kombinati të mos ketë pikë dinjiteti për veten e vet që të pranojë se më e mira e shoqërisë sonë është dikush që mbaron me 5-sa. Me 5-sa në kohë pandemie, doktoresha me 5-sa, farmacistja me 5-sa, dhe e kupton pastaj si i kemi punët me këta kundërshtarët tanë,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër Veliaj ka ironizuar edhe kandidaturën e Partisë Demokratike, e cila ka vendosur në Kombinat kreun e forumit rinor, Belind Këlliçi.

 “Partia tjetër ka sjellë në Kombinat atë të FRPD-së. Ai është dhëndër në partinë tonë. Do na shajë sa të kapë vendin aty, por jam i sigurt që do jetë i pari që do i hidhet Lulit në fyt kur të humbin zgjedhjet,” deklaroi Veliaj.

E.M./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 09/02/2021 21:54

    hahahahahah Kerrici, qenka tamam opozitar, nqs s'funksionon do behet me te gruas, po te funksionj do qendroj demokrat... hahahahahahahahahaha ... o trima po shife mos eshte i LSI se ata kthejn pelicen nga fryn leku... hahahahahaha!!!!

    Përgjigju
  • Bobi: 09/02/2021 16:20

    Hahaha kush flet ky qe s'ka mbaruar shkollen e larte per vehte. E nisi ne Usa por nuk mori asnje provim.O zdroms po ti kishe ministren e arsimit me 6 dhe master ke Kristali

    Përgjigju
    • Aqif Kapertoni: 09/02/2021 20:30

      @bobi2 o sufllaqe e fugsit. Nxirre deftesen e vrasesit te Arditit, nxirre dhe diplomen universitare e thuaje po e ka me vulen e universitetit origjinale ky fikqi*i pastaj fol per te tjeret!

    • bobi2: 09/02/2021 18:13

      o toc shko e informohu per lali erin.....o cop injoranti kristalin e kemi peshqesh nga shpellari juaj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja