Veliaj në lagjen e Kosovës: Si jeton
Dr.Halimi në këto kushte? Turp!

Kthim të hapësirave publike për banorët dhe zgjidhje të problemit të ujit të pijshëm.

Kanë qënë këto problemat e diskutuar nga kandidati i të majtëve për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj me banorë të njësisë numër 5 dhe asaj numër 2 në kryeqytet.
 
 Veliaj ndau me banorët shqetësimët për gjendjen e rrugëve, zënien e parkimeve dhe mungesën e lulishteve midis pallatave.
 
 Sipas Veliajt i gjithë blloku në njësinë 5 është amortizuar, ndaj kush I ka zënë lulishtet për t’i bërë parking, ta dijë se do ta kthejë sërish në lulishte. Ai premtoi se çdo pallat do të ketë  një administrator që do të raportojë menjëherë në Bashki për çdo problem, në mënyrë që investimet të ruhen.
 
 Shqetësimit për mungesën e kapakëve të pusetave nëpër rrugë, Veliaj iu përgjigj se do të kujdeset që në ditët e para, për mbylljen e tyre.
“Ky është qyteti I vetëm ku njerëzit bien nëpër puseta”, tha Veliaj.
 
“Pyetja që unë kam është: Si jeton Dr. Halimi në këto kushte? Në qoftë se standardi i Halimit është që ta bëjë Tiranën si lagjen ku jeton edhe vetë, është turp i madh. Prandaj them, duhet të jetë siklet shumë i madh që të jesh kandidati SHQUP-it, ta kesh lagjen në këtë gjendje dhe të kërkosh votat e njerëzve”, tha Veliaj, duke kaluar në zonën ku banon kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës.
 
“Ja kjo është gjendja, ja ky është problemi, se gjysma e parkut është zënë nga muret e këtij. Flasin për ndershmërinë, për sinqeritetin e tij, banorët thonë poku?”, u shpreh një banor.
 
Një tjetër shtroi problemin e hipotekimit të pallateve, duke vënë në dukje se kryebashkiaku aktual nuk e mbajti premtimin e dhënë 4 vjet më parë. “Pra, ato 350 pallatet që premtoi se do t’i hipotekonte në 4 vjet, nuk e bëri. Në bashkinë e re, pallatet që janë bllokuar për hipotekim do t’i zhbllokojmë”, tha Veliaj.

Në njësinë nr.2, banorët shprehën shqetësimet e tyre për ndërtimet, trotuaret, dhe parkimet. Sipas tyre, bashkia nuk treguar asnjë vëmendje ndaj kësaj zone. “Siç e shikon, ne jetojmë akoma këtu si në mesjetë, me gardhe…”, thanë ata.

“Kemi identifikuar të gjitha hapësirat që ose janë uzurpuar ose janë kthyer në parkingje ilegale, të cilat me pak punë do t’i kthehen komunitetit. Pra, nëse komuniteti do parking, do të bëhet parking, nëse do lulishte do të bëhet lulishte. Vetëm te kjo lagje kemi identifikuar 27 hapësira që do të kthehen në parkim për komunitetin”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se do të jetë i përkushtuar duke i ndenjur çdo pune te koka dhe kërkoi bashkëpunimin e komunitetit që investimet e Bashkisë të mos vandalizohen.
veliaj
veliaj
 
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj