Veliaj në Prishtinë, takohet me kryeministrin Kurti: Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, mundësi edhe e të rinjve të Kosovës

Veliaj në Prishtinë, takohet me kryeministrin Kurti: Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, mundësi edhe e të rinjve të Kosovës

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Albin Kurti

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po zhvillon një vizitë në Prishtinë, ka takuar ditën e sotme kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë këtij takimi u bisedua për ngjarjet kulturore që do të mbahen në kryeqytetet e të dy shteteve vitin e ardhshëm, ku Prishtina do të jetë pritëse e biennales “Manifesta”, ndërsa Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

Kryebashkiaku Veliaj tha se këto dy ngjarje janë mundësi e mirë për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare.

“Kënaqësi takimi me mikun e vjetër, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë. Vitin tjetër Tirana ka mundësinë fantastike për të qenë ‘European Youth Capital 2022’ ndaj i shpreha Z. Kurti vullnetin që kjo mundësi të mos mbetet vetëm e Tiranës, por edhe e të rinjve të Kosovës!” – shprehet në rrjetet sociale pas këtij takimi kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj dhe Kurti diskutuan edhe mbi sfidat kryesore me të cilat po përballen dy vendet, pandeminë e Covid 19 dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja