Veliaj në Rrogozhinë: Kushdo që është bërë pishman dhe do të rikthehet në familje, PS i ka dyert e hapura! Do marrim një mandat historik

Veliaj në Rrogozhinë: Kushdo që është bërë pishman dhe do të rikthehet në familje, PS i ka dyert e hapura! Do marrim një mandat historik

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesin politik të PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, fitorja e mandatit të tretë është mision historik për socialistët. Nga Rrogozhina, ai tha se në këto 99 ditë para zgjedhjeve, duhet t’u tregojmë njerëzve se PS-ja e kërkon mandatin e tretë për të bërë edhe më shumë punë.

“Kemi edhe 99 ditë për mandatin e tretë të PS, të cilin nuk e duam si një kupë tjetër, si e vetmja parti që fiton tre herë radhazi, por e duam që të bëjmë më shumë punë. Partia Socialiste dhe Edi Rama duhet që ta çojë deri në fund procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe rimëkëmbjen pas pandemisë. Kjo është arsyeja pse na duhet mandati i tretë,” tha ai.

Sipas tij, historia ka treguar se vetëm një forcë si Partia Socialiste mund të përballet me sfida të tilla, ashtu siç ka treguar në dy mandatet e para.

“Kjo fitore është mision historik. Në këto 99 ditë do ta bëjmë natën ditë sepse është beteja jonë më e rëndësishme. Nëse në betejat e kaluara  menaxhonim problemet e mëparshme, si rrënimi ekonomik që gjetëm në 2013-ën, apo spekulimi politik me të cilin u përballëm në 2017-ën, rrethanat me tërmetin dhe pandeminë janë të paprecedenta për gjeneratën tonë, ndaj kemi shumë punë për të bërë. Nuk mund ta lëmë punën përgjysmë. Shqipëri që po ndërtojmë është ende karabina - kemi hedhur themelet, kemi vendosur kolonat, por duhet ende punë që të dalë ashtu siç i ka hije duarve që punojnë në Partinë Socialiste,” u shpreh Veliaj.

Drejtuesi politik i PS-së shtoi se socialistët i kanë dyert e hapura për këdo, edhe për ata që vijnë nga logot e tjera partiake sepse PS është e vetmja familje politike që punon vërtet për Shqipërinë.

“Ne socialistët nuk i mbyllim dyert. Nëse dikush është bërë pishman dhe dëshiron të rikthehet në shtëpinë e tij, sepse e kuptoi që familja jote është e pazëvendësueshme, - siç kanë filluar ta kuptojnë masivisht në Tiranë, në Kavajë dhe këtu në Rrogozhinë, të cilën ikën në drejtimin e gabuar, shkuan në një parti familjare, që nuk njeh as parim, as moral, as të drejtë, as ligj sepse e sheh pushtetin si plaçkë, - iu themi mirë se erdhët në familjen tuaj! Nuk të paragjykojmë pse ke ardhur nga LSI, PD, apo PDIU! E ke kuptuar më në fund, që kjo është forca e vetme që nuk i lë punët përgjysmë,” u shpreh Veliaj.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump