Nga Rrogozhina, gjatë një takimi me komunitetin e zonës atje, drejtuesi politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj, ironizoi daljet e fundit në media të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, teksa udhëton me makinë. Veliaj tha se Basha ulet në sediljen mbrapa të makinës kohët e fundit, pasi Saliu dhe Meta kanë timonin dhe e drejtojnë atë si të duan.
“Luli ka filluar të ulet në sediljen mbrapa tani se është Saliu me Ilir Metën në timon. Ata e drejtojnë, ai është një kukull, ushtar i tyre. I thonë shko, ik aty bëj figurë, dhe shkon. Hip mbi kofano, hipën mbi kofano. Thuaj budallallëqe, thotë budallallëqe. Ik nga parlamenti, ikën nga parlamenti. Normal që ai do ulet te sedilja mbrapa se në timon është Saliu me Ilir Metën”, deklaroi Veliaj.
Nëse të gjithë bien dakord që nuk mund të kthehen pas te çmenduritë e Metës dhe Saliut, që me veprimet që bëjnë rikthejnë vitet e shkuara, Veliaj tha se zgjidhja është vetëm Partia Socialiste.
“Imagjinoni Presidentin e Republikës të vijë në Rrogozhinë edhe të zihet rrugëve me Policët bashkiakë? Turp i madh. Pyetja është, na duhet një lider i kthjellët si Edi, që edhe në 4 të mëngjesit na mobilizon të gjithëve që të gjejmë njerëzit nga rrënojat, që të fillojmë rindërtimin, që të kapim sa të mundemi vaksina? Apo na duhet një i rrjedhur, si Ilir Meta?”, u shpreh Veliaj.
"Çamët janë me Partinë Socialiste", tha drejtuesi politik për PS në Rrogozhinë, Erion Veliaj gjatë takimit me komunitetin atje.
Minoritarët e kanë kuptuar që e gjithë kjo përleshje mes Dules dhe Shpëtim Idrizit bëhet për karrige, tha Veliaj.
"E patë listën e Partisë Demokratike, të gjithë fosile. Në u veshëm me uniformat tona, uniforma e PS, një ekip i bashkuar me lojtarët më të mirë të të gjitha rrymave për Champions League, ndërkohë na erdhën nga kategoria e tretë secili me unifromën e vet. Partia Republikane dhe Partia Monarkiste, PDIU dhe PPDNj, edhe Dulja edhe Shpëtim Idrizi. Bushi më bëri një vërejtje kur isha këtu herën e fundit. Një vërejte që unë e pranova që e thashë gabim. Kur thash Partia Çamëve, ai tha nuk është Partia e Çamëve. Ai ka një logo të një kryetari që negocion me grekët si do marrin mandatin e vetë. Çamët janë me Partinë Socialiste si e vetmja parti patriotike e provuar. Aty kishte të drejtë, ashtu siç besoj fort që të gjithë minoritarët janë shfaqur të tronditur kur panë Dulen në Tiranë. Tirana herën e fundit që kontrollova unë, para se të vija këtu, nuk ishte në kufi. Nuk kishte këtë minoritet dhe unë besoj që të gjithë minoritarët e kanë kuptuar që e gjithë kjo përleshje mes Dules dhe Shpëtim Idrizit bëhet për karrige, për pazar, për të ndarë plaçkë, jo për parime. Po të ishte për parime nuk putheshin me njëri-tjetrin, për një sedilje në kroskodin e Lul Bashës", u shpreh Veliaj