Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte ditën e sotme në Krrabë, aty ku nisi fushatën në zgjedhjet lokale të shkuara prej të cilave u mandatua si drejtues i Bashkisë së kryqytetit.
Ai falenderoi Krrabën për mikpritjen dhe u shpreh se ky është një ogur i mirë edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore të 30 qershorit.
“Është gjithmonë kënaqësi të vij në Krrabë. E para, se fushata më ecën mbarë. Kështu, e nisa dhe herën e fundit dhe shkoi perfekt. Jam i bindur se kështu do shkojë edhe kësaj here.”, tha Veliaj.
Veliaj foli edhe për arsyen pse vendosi të kishte Sonila Qaton, aktualisht drejtuese e ARRSH, si pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ai theksoi se reforma territoriale ishte një nga reformat më pozitive dhe që ndihmoi më së shumti njësitë e vogla, të cilat me të ardhurat e tyre nuk kishin mundësi të bënin investime të mëdha.
"Rruga është shumë e mirë, por lidhja me autostradën është jetike. Kjo është arsyeja pse edhe në Këshillin e ri Bashkiak kemi afruar njerëz që të na ndihmojnë t’i bëjmë këto punë. Kjo është arsyeja pse në Këshillin Bashkiak do të kemi Sonila Qaton, drejtoreshën e rrugëve të të gjithë Shqipërisë, që si anëtare e re e Këshillit Bashkiak, ka një mundësi fantastike të na ndihmojë që ky komunitet të lidhet me zhvillimin, me rrugën, me gjithë ekonominë”, shtoi Veliaj.
Kryebashkiaku premtoi se Bashkia e Tiranës do vijojë t'i shërbejë njësoj të gjithë banorëve pavarësisht partisë për të cilën votojnë.
"Nuk i bëjmë gjërat për inatin e të tjerëve, i bëjmë për dashurinë tonë. Për dashurinë me njëri-tjetrin. Ndaj, edhe gjithë vëllezërit dhe motrat që janë demokratë apo kanë bindje të tjera, duam t’ju themi që ne ju duam shumë, do t’ju shërbejmë njësoj, sepse besoj që Tirana është vend për të gjithë", përfundoi Veliaj.
Erion Veliaj ne Krrabe
Një ditë më parë, Erion Veliaj u rikonfirmua nga Partia Socialiste si kandidat për një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Tiranës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 30 qershor të këtij viti.
VELLEZERIT DEMOKRATE DUAN TE SHOHIN TY Z VELIJA PER KRYEMINISTER KRYEBASHKJAK I TIRANES NUK ESHTE POZICION I DUHUR PER TY
PërgjigjuKy eshte perla Tirones dhe e shqiperise , do kisha shum deshire ta kishin kryetar bashkie edhe Vlora e Durrsi dhe qytete te jera te provonin cfar fate na ka zene ne ne Tirane.
PërgjigjuPak nga pak edhe Erion fiku po ja merr doren mashtrimit politik te popullit rrej o vllajo rrej
Përgjigju