Veliaj nga njësia 2: Alternativa e PD, deputetët me pistoleta në brez kundër këndit të fëmijëve! Ju sollën Joridën, që lufton kundër ndërtimit të shkollave

Nga Njësia 2 ku u takua me banorët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se veç Partisë Socialiste, në 25 Prill nuk ka alternativë tjetër sepse oferta e PD-LSI janë deputetët që dalin me pistoletë në brez, duke protestuar kundër një parku lojërash për fëmijë.

“Alternativa tjetër është e atij deputetit me pistoletë dhe e rrugaçit që dikur rrihte me shqelma dhe grushte zonjat e bashkisë. Këta nuk janë alternative! Një zonjë sot na tha: ‘Nuk kam qenë me ju, nuk ju kam votuar, kam qenë me LSI, por e di pse jam bërë me ju? Kur pashë Florenc Hoxhën, që e kisha harruar si emër, që zihet si rrugaç me njerëzit. Aty thashë largqoftë po të kthehen këta!””, tregoi Veliaj.

Ai u ndal te kandidatura e PD-së për Njësinë 2, Jorida Tabaku, për të cilën tha se çuditet si ka mundur të luftojë kundër ndërtimit të një shkolle të re, dy herë më të madhe, siç është “Sami Frashëri”.

“Ju kishin sjellë shoqen time të “Sami Frashëri”-t, Joridën, ish nënkryetare e Bashkisë. Po si mund të kesh qenë te “Sami Frashëri” e t’i sulesh rindërtimit të shkollës? Në vend që të thotë nuk ka rëndësi, të majtë e të djathtë, se shkolla jonë po bëhet dy herë më e madhe, më e forte dhe për 1500 nxënës, dhe pa turne, shkon e lufton ndërtimin e shkollës, ky është qameti!”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se PD është parti pa moral, duke kujtuar të gjitha rastet kur ka protestuar dhe vonuar punët në kryeqytet, por në fund të gjitha projektet janë realizuar dhe sot edhe ata vetë po i përdorin.

“Te Astiri thanë: Këtu do shtrihet dhe do vdesë partia jonë, po u bë rruga te Astiri. Tani rruga po bëhet për bukuri, kapën një makinë për partinë dhe e lanë. Rruga e Kombit thanë, vetëm kur të vdesim ne do bëhet me tra. U bë rruga me tra, ata kapën ca zyra në një hotel dhe e lanë. Ky Bulevardi i Ri thanë: Vetëm po vdiq PD, do bëhet. Bulevardi i Ri mbaroi. PD nuk vdiq, po morën gjobat e tyre. Pyetja është: Kur ti s’ke as moral, ç’diferencë ka mes një partie politike që vë gjoba dhe një hajduti që të vjedh kasën e lokalit? Hajduti është me kapuç, ky të vjen me kollare”, tha ai.

Ai nënvizoi se në këto zgjedhje, Partia Socialiste do thyejë rekordin.  Veliaj theksoi se opozita ka krijuar distancë nga hallet e popullit dhe njerëzit po e shohin dita-ditës.

“Ne duhet të bëjmë një koalicion mendjesh dhe zemrash me të gjithë, jo vetëm me ata që janë tradicionalisht socialistë. Pas 10 të dielash do të jemi në një ballafaqim me historinë, por jo me këta, sepse këta i kemi mundur me kohë. Ata të koalicionit të Gjirit të Lalzit nuk kanë lidhje me realitetin. Prandaj, mirë se keni ardhur në familjen e PS. Kushdo që vjen nga PD, LSI, PDIU, sot gjithmonë e më shumë, po shkojnë aty ku është e mira, ku është e mbara, aty ku po punohet, ku njerëzit përveshin mëngët e duan të ecin edhe më shpejt për të kapur kohën e humbur”, tha Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 06/02/2021 18:10

    Boll bere fuahate ne rrogozhine shif tiranen.

    Përgjigju
  • Emeri: 06/02/2021 18:09

    shif punet e bashkise se ndaj je zgjedh te perfaqsosh te majte e te djathte jo te besh fushate per ps kur ke konyraten me qytetaret.derisa je i zgjedhur duhet te merresh me tironen se e ke ber si kabul me trafikun e betonin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës