Veliaj nga Rrogozhina: Demokratët që nuk identifikohen me Saliun që vret njerëz, të vijnë në PS! PD e LSI kanë nisur shpifjet se vetëm kjo u ka mbetur (VIDEO)

Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Lekaj i Rrogozhinës, i bën thirrje qytetarëve të bashkohen socialistëve. Sipas tij, asnjë demokrat i ndershëm nuk identifikohet më me Partinë Demokratike, ndaj e kanë të hapur derën në familjen socialiste.

“Nëse ka demokratë të ndershëm që thonë: ‘Unë nuk identifikohem dot më me Saliun, që vret njerëz, dhe thotë si nuk vrava më shumë, si nuk i futa një snajper Edi Ramës!’ Mua nuk më lidh gjë me kriminelët, nuk më lidh gjë me ata që i kanë bërë të zeza vendit’, - atëherë bujrum, të gjithë demokratët e ndershëm janë të mirëpritur në PS”, u shpreh Veliaj.    

Sipas tij, Partia Socialiste ka rekordin më të mirë të punëve në krye të vendit. Ai shtoi se PS është absolutisht forcë e parë dhe këtë e tregojnë të gjitha sondazhet, por në 25 Prill lipset një rezultat më i mirë se ai i 2017-ës. 

“Vërtet jemi forcë e parë, por duhet të dalim mbi 50%, që edhe sikur të gjithë çakejtë dhe hienat e politikës të bëhen bashkë kundër nesh, prapë të jemi të parët. Kjo kërkon bashkimin e të gjithë socialistëve! Por, për këtë na duhen edhe të tjerët, disa shokë tanë që shkuan në drejtime të tjera, të cilët tani duhet t’i rikthejmë në shtëpi”, tha më tej Veliaj.

Ai nënvizoi se PD-ja nuk di ku ndodhet sepse sot është e ndarë në 5 copa, ngaqë e kanë kuptuar se nuk ka të ardhme me Sali Berishën.

"Qaheshin nga Enver Hoxha! Saliu, 77 vjeç, kërkon të rikthehet për herë të tretë. Fakti që demokratët janë ndarë në 5 copa, madje ka edhe nga ata që duan të votojnë Partinë Socialiste, është një lajm i mirë, sepse ne nuk kemi betejë më tanët. Çfarë janë demokratët e tjerë? Nuk janë Saliu dhe Luli. Demokratët e thjeshtë nuk u bënë me 5 vila në kohën e pandemisë, nuk shtuan pasuri në kohën e tërmetit. Demokratët e thjeshtë i ka kapur tërmeti si ne, i ka kapur halli si ne, i ka zënë covid-i si ne, por ama vetëm një parti e zgjidh këtë punë: Edhe rindërtimin e bën PS-ja, edhe vaksinën e sjell PS-ja, edhe ekonominë e ngre në këmbë PS-ja, sa herë që e gjen të rrënuar,” tha Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
Veliaj: PD-LSI kanë nisur shpifjet dhe baltosjen, se vetëm kjo u ka mbetur! Kanë dy dekada që përçajnë dhe sundojnë shqiptarët

Erion Veliaj u ka drejtuar një thirrje qytetarëve, duke u kërkuar të mos u besojnë partive që duan të riciklojnë njerëz që pasi u provuan në krye të vendit, vranë e dogjën, sot i shesin si ndryshim. Sipas tij, kultura e tyre është “përça e sundo”, prandaj edhe ditët e fundit kanë nisur lumin e baltës dhe shpifjeve.

“Këto ditë do dëgjoni plot çudira. Do fillojë lumi i baltës dhe i shpifjeve. E dini pse s’duhet të habitemi? Sepse këtyre kjo u ka mbetur, një stil kanë: përça dhe sundo. Për dy dekada, Saliu dhe Meta i përçanë shqiptarët. Ju kujtohet ’97? Ju kujtohet ’98? Ju kujtohen sulmet me bazuka e tanke kundër kryeministrisë? Tamam “përça dhe sundo”? Ndaj jugun me veriun, ndaj të krishterë dhe myslimanë, ndaj fshatin dhe qytetin dhe u eci, por tani mjaft më! Njerëzit e kanë kuptuar. Ata e patën shansin ta bënin Tiranën, të ndërtonin një shkollë. E çfarë bënë? Vranë njerëz me plumba në mish. Ende s’ka kërkuar njeri falje. Për pak vjen përvjetori i Gërdecit. Ministrat e Gërdecit na i sjellin si kandidatë dhe thonë, “ne jemi ndryshimi””, u shpreh Veliaj.

Ai tha se ata që sot thonë jemi ndryshimi, janë riciklimi i mbetjeve, karikaturave, vjetërsirave dhe një pjesw të madhe të kriminalizuar të politikës.

“Kush është ndryshim nga këta? Saliu? Ai ka kaluar moshën e Enverit, tani kërkon të vijë për herë të tretë, t’u hipë kalaqafë shqiptarëve. Po Luli? I provoi të gjitha postet e qeverisë, edhe Bashkinë e Tiranës, bëri një vrimë në ujë. Shtoi 5 vila në kohë të pandemisë, kur njerëzit janë pa shtëpi. Fatmir Mediu në Gërdec? Erdhi përvjetori i Gërdecit. Ky është ndryshimi? Imagjinoni të ishte Nard Ndoka dhe Petrit Vasili ministër Shëndetësie në kohë të pandemisë. Këta janë riciklimi i të gjitha mbetjeve, karikaturave, vjetërsirave dhe një pjese të madhe të kriminalizuar të politikës. Në Tiranë si kandidaturë do sjellin prokurorin që s’merrte dot vizë amerikane dhe që vetting-u e nxori jashtë. Do sjellin ndërtuesin që kishte ndërtuar brenda në ujë në Vlorë - këta janë kandidatët e Ilir Metës dhe Monikës,” deklaroi drejtuesi politik i PS në Tiranë. 

Veliaj tha se PS nuk është perfekte, por është e vetmja forcë që punon për ringritjen dhe shërben me pasion për qytetarët.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy