Veliaj nga Rrogozhina: Vota për PS është vota për punë, jo për dhunë; Grida dhe Jorida nuk bënë dot një punë në Tiranë, si do bëjnë këtu?

Teksa na ndan edhe një javë nga zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Rrogozhinë, ku gjatë një takimi me banorët tha se Saliu dhe Luli “e duan votën për sherr, ndërsa ne për punë”.

Ai tha se Edison Memolla është njeriu i punës, që duhet votuar nga të gjithë në 6 mars, edhe nga demokratët e zhgënjyer nga sherret e Lulit me Saliun.

“Pala tjetër thotë: Ma jepni votën, se i duhet shefit që t’i thotë Saliut se unë jam më i fortë se ty, ndaj bravën do e mbaj unë. Nuk e duan votën për punë, e duan votën për sherr. Pra, Luli e do votën si levë të godasë Saliun, që ta përzërë nga partia kur të vijë herën tjetër. Saliu e do votën si “kokëdash” ose si shkallë, që të futet në kalanë e SHQUP-it. E duan votën për hallet e tyre, e duan si kopan, që të zihen me njëri-tjetrin. Ne e duam votën për punë dhe kjo është diferenca mes nesh dhe atyre. Vota për punë, jo vota për dhunë! Vota për të na bërë bashkë, jo vota për t’u përçarë; vota që na çon përpara, jo vota që na çon mbrapa”, nënvizoi Veliaj. 

Ai theksoi se dy të dërguarat e Lulzim Bashës në Rrogozhinë dhe në Vorë, Grida Duma dhe Jorida Tabaku, nuk kanë bërë asnjë punë në Tiranë. Sipas tij, kush dështon në Tiranë, nuk bën dot punë as në Rrogozhinë, as në Vorë. 

“Luli ka sjellë dy nënkryetaret: Gridën në Rrogozhinë, Joridën në Vorë. S’kam asgjë personale me to, por pyetja është: Çfarë punësh keni bërë? Se po ta kishin ndritur në Tiranë, kur ishin në drejtim të qytetit, dhe vijnë në Rrogozhinë e Vorë, ti thua, hajt t’i dëgjojmë njëherë, se ndoshta, siç kanë bërë Tiranën në kohë të Lulit, do na bëjnë edhe Rrogozhinën. Por, sa kohë që asnjëra prej nënkryetareve nuk thotë dot një emër shkolle që bëri Luli në Tiranë, nuk thotë dot as një investim madhor, për sa kohë që nuk pastronin dot as plehrat e Tiranës, është e sigurt se kush dështon në Tiranë, nuk bën dot asnjë punë në Rrogozhinë apo në Vorë”, ironizoi Veliaj. 

Në fund, ai ftoi të djathtët e Rrogozhinës që votën ta japin për të ecur para për punën, dhe jo për sherrin. 

“Duhet të flasim edhe me ata që janë të djathtë e t’u themi: Mund ta kesh inat Edi Ramën dhe PS-në, ndaj vazhdo rri i djathtë, mos e merr teserën tonë, por votën jepja një partie që është sjellë shumë mirë me të djathtët, me të përndjekurit, edhe me ata që kanë pasur nevoja të pronës; më në fund kanë vendosur drejtësi, në një sistem të kalbur gjyqësor, i cili sot nuk është më ankand, nuk është më tender. Edhe një i djathtë ia ka parë hajrin kësaj qeverie, ndaj kemi të gjithë të drejtën t’i shohim në sy dhe t’u themi: ‘O shokë, o shoqe, jeni vëllezërit dhe motrat tona, përse e çoni votën dëm për sherr?”, përfundoi Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
'U mbars mali dhe polli një mi!', Veliaj: E patë Komisionin Hetimor? Ata hanë inat me çdo punë të mirë që bëhet në këtë vend

Nga Rrogozhina, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e drejtuesit politik të PS për qarkun, tha se njerëzit duhet të gjykohen nga sa punë bëjnë, jo sa bukur flasin. Veliaj ironizoi Komisionin Hetimor për Inceneratorët kur shtoi: “Thonë: Ju keni vjedhur në 2047-ën! Si fillim, 2047-a nuk ka ardhur ende. Si mund të jemi fajtorë për të ardhmen që s’ka ndodhur?”

Veliaj theksoi se Partia Demokratike është kundër çdo vepre të mirë që bëhet në vend.

“E patë këtë komisionin? U mbars mali dhe polli një mi! Thonë: Ju keni vjedhur në 2047-ën! Si fillim, 2047-a nuk ka ardhur ende. Si mund të jemi fajtorë për të ardhmen që s’ka ndodhur? E dyta, si mund të vazhdonim të rrinin në plehra? Në shumicën e qyteteve të Italisë çmimi për trajtimin e mbetjeve është 3-fish më i lartë se këtu. Edhe çmimi i Lulit ishte 30% më i lartë. Nëse Tirana është sot më e pastër, madje bëhet edhe më lirë, atëherë kjo është një punë e mirë, që ne i qëndrojmë gjithë ditën dhe gjithë natën, se ne s’kemi lidhje me zhulin, as me plehrat, as me ndotjen. Të thuash se e dua të pastrën, por vetëm pse e bëre ti që je kundërshtari im, unë do ta prish, kjo nuk shkon! Ta kesh inat komshiun, por nëse shikon që po pastron shkallën, ti thua ‘puna e mbarë. Faleminderit që na e bëre xixë’. Ti mund ta kesh inat elektriçistin, por kur ai të sjell dritën, ti thua ‘inat të kam, por hakun s’ta ha dot. Faleminderit që na ndriçove’. Ti mund ta kesh inat fadromistin, por nëse të shtron rrugën për tek shtëpia jote, ti i thua ‘inatin mënjanë, por faleminderit që ma bëre rrugën’. Ti mund ta kesh inat bujkun, por nëse bujku të sjell një ushqim cilësor, bio, falë edhe këtyre ndihmave, edhe tavolina jote ka më shumë ushqim për më pak para, do t’i thuash bujkut ‘Faleminderit!’. Ti mund ta kesh inat policin, por nëse polici kap hajdutin, nëse polici të siguron jetën, nëse polici të përgjigjet në fatkeqësi, atëherë do ta falenderosh. Ti mund ta kesh inat infermieren, por nëse infermierja erdhi të mati tensionin, erdhi të bëri vaksinën, ti do t’i thuash ‘inatet tona personale mënjanë, por më shpëtove jetën’. Ti mund ta kesh inat Edi Ramën dhe qeverinë tonë, por për sa kohë të ka shërbyer, jepi hakën. Dhe për sa kohë që ka qenë në gatishmëri, në 6 mars jepe votën për Edisonin, për Edin dhe për Partinë Socialiste”, tha Veliaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liri: 27/02/2022 19:57

    SI KE FYTYRE O CUNI I KURVES ,,,TE KERKOSH VOTA,,,HAJDUT TI ,,,HAJDUT KUSH TE VUNI ,,SOT APO NESER TE VALON DRURI.....

    Përgjigju
  • Morri: 26/02/2022 13:12

    Erjona, shume hajdute na dole. Kurre nuk do ta jepja voten per ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë