Veliaj nga Shkodra: Nga 1 janari 
privatët të deklarojnë pagat reale

Veliaj nga Shkodra: Nga 1 janari <br />privatët të deklarojnë pagat reale
TIRANE- Bizneset duhet të deklarojnë pagat e plota dhe reale të punonjësve të tyre deri në 1 janar të vitit 2015. Kushti është vendosur nga Ministria e Mirëqenies Sociale, pasi këto paga do të jenë në favor të skemës së re të pensioneve e cila po ndryshon tashmë.

Ministri Erion Veliaj ka pohuar se është shumë e rëndësishme që kontributet e sigurimeve shoqërore të paguhen në bazë të pagave reale nga të gjithë. Gjatë vizitës së tij në një fabrikë fason në Shkodër, ministri Veliaj vuri në dukje se stabilizimi i skemës së pensioneve është detyra kryesore e reformës që po harton Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

“Është shumë e rëndësishme që, me skemën e re e cila do të zbatohet nga janari 2015, të gjitha bizneset duhet të paguajnë të plota, me pagat reale, kontributet e punëtorëve. U bëj thirrje bizneseve që të bashkëpunojnë me qeverinë, sepse përndryshe do të ketë masa ndëshkimore.

U bëj thirrje sindikatave dhe grupeve të punëtorëve, të mos pranojnë të deklarojnë një pagë më të ulët për sigurimet shoqërore sepse do ta vuajnë pasi të dalin në pension”, deklaroi Veliaj. Ai theksoi se me skemën e re të pensioneve shpërblehen ata që kontribuojnë. Që do të thotë se kush kontribuon më shumë, merr më shumë, e kush kontribuon më pak, merr më pak. 

Shkrimi u publikua sot (12.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç