Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka zgjedhur takimin me organizatorët e “Ditës pa Makina” që u realizua të martën për të lançuar edhe objektivin për të kthyer qendrën e kryeqytetit si një zonë Pedonale.
Ndërsa ka falënderuar dhe nderuar organizatorët e “Ditës pa Makina” Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës po sheh mundësinë që një herë në muaj ta kthejë në pedonale sheshin “Skëndebej”, ashtu si më 22 shtator.
Në ceremoninë e falenderimit të organizatave që ndihmuan për aktivitetet e “Ditës pa makina”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se për kthimin në pedonale të sheshit “Skënderbej” do të shfrytëzohen edhe ditët apo festat e rëndësishme si Çlirimi i Tiranës apo festa e Pavarësisë.
“Në çastin kur të kemi krijuar një traditë të tillë, do t’i propozoj Këshillit Bashkiak që vitin tjetër Unaza e Vogël të shpallet zonë pedonale. Kemi nisur procesin e shpronësimeve dhe shumë shpejt nisim investimet për sheshin “Skënderbej” dhe hapësirat brenda Unazës së Vogël. Në 22 shtator Tirana u listua një ndër 1500 qytetet që iu bashkua nismës “Dita pa makina”. Më vjen mirë që arritëm në kohë rekord të bëjmë jo vetëm një eksperiment mjedisor, por edhe një eksperiment social. Disa hapësira publike që ishin harruar për qytetarët dhe që ishin kthyer në nyje trafiku, siç është sheshi ‘Skënderbej’, për herë të parë u kthyen në sheshe për njerëzit që ende e mbajnë mend se si funksiononte Bulevardi përgjatë viteve ’80 apo në fillim të viteve ’90, duke rikthyer nostalgjinë që Tirana e kishte humbur prej kohësh”, tha Veliaj.
Duke iu referuar statistikave të matjes së ndotjes të ajrit, kryebashkiaku i Tiranës theksoi se më datën 22 shtator ishte e vetmja ditë gjatë këtyre viteve të fundit, që ajri ishte më i pastër. “Nëse norma e ndotjes në BE është 40, për herë të parë në Tiranë ra në 36.7. Është hera e parë që niveli i ndotjes së ajrit bie nën normën e BE, ndërkohë që çdo ditë tjetër të vitit jemi disa herë mbi normën e lejuar”, theksoi Veliaj. Sipas tij, mjafton vetëm kjo statistikë për të bërë pak llogari për mbështetjen që duhet t’i jepet kësaj nisme.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se nisma “Tirana pa makina” ishte një mënyrë për të oksigjenuar Tiranën, e cila duhet të kthehet në traditë. “Nga 140 mijë makina që qarkullojnë në Tiranë, atë ditë në trafik kanë qenë vetëm 90 mijë makina. Pra, 50 mijë qytetarë me automjete në mënyrë të vetëdijshme vendosën ta linin makinën në shtëpi dhe siç e pamë nuk ndodhi hataja”, deklaroi Veliaj. Ai tha se kur 50 mijë qytetarë të ndërgjegjësuar vendosën që për një ditë të mos e përdorin makinën, por të ecin, të pedalojnë apo marrin transportin publik, është një e mirë edhe për ta dhe fëmijët e tyre.
Më tej, kryebashkiaku i Tiranës tha se për herë të parë u vu nën kontroll të plotë qendra e kontrollit të trafikut. “Ata që kanë ndenjur atë ditë në trafik kanë parë që semafori jeshil të qëndrojë i ndezur edhe për 3-4 apo 5 minuta. Kjo do të thotë se një qytet më inteligjent është i mundshëm për të zhbllokuar trafikun”,- sqaroi Veliaj. Duke iu referuar statistikave të ISHP, se mesatarisht 500 qytetarë humbasin jetën në Tiranë nga sëmundjet e frymëmarrjes, kryebashkiaku Veliaj tha se niveli i benzenit dhe dioksidit të azotit, dy agjentët që shkaktojnë shumicën e sëmundjeve respiratore, në 22 shtator ra me 4 herë.
Në fund kryetari i Bashkisë së Tiranës, ndau disa medalje për organizatorët që ndihmuan me aktivitetet e 22 shtatorit, në shenjë falënderimi për angazhimin e tyre.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO