Veliaj:Nga Zogu i Zi te gjelbërimi
i fasadave, si ndryshoj Tiranën

Veliaj:Nga Zogu i Zi te gjelbërimi<br />i fasadave, si ndryshoj Tiranën
TIRANË - Kryebashkiaku i ri i Tiranës vjen në A1 Report në reportazhin e parë në lëvizje  nga gazetari Carlo Bollino i cili ka shoqëruar Erion Veliajn mes problemeve të kryeqyteti, pas fitores së zgjedhjeve të 21 Qershoritt.

Rreth mesit të muajit korrik do të jetë edhe koha kur Erion Veliaj do të marrë zyrtarisht detyrën si kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës dhe një nga gjërat  e para që do ai do të bëjë është një auditim për të bashkisë dhe komunave që do trashëgojë nga reforma e re territoriale.

Sipas tij nëse dikush nuk i ka shkuar tenderit deri në fund, atëherë do të duhet që të dalin edhe përgjegjësit.

Dikush nuk i ka shkuar tenderit deri në fund. Auditim i mirëfilltë të bashkisë dhe të komunave që i bashkohen Tiranës dhe disa njerëz duhet të mbajnë përgjegjësi. Ose kompania, ose ai që duhet ta supervizonte, ose zyrtari që tenderoi një punë që nuk u bë kurrë. Duhet të kemi patjetër një audit,  pasqyrë financiare se ku kanë shkuar paratë e qytetarëve”, tha Veliaj. 

Përgjatë rrugëtimit janë evidentuar edhe problemet që ka kryeqyteti e projektet që do të ofrojë Veliaj  për një jetë sa më të mirë në kryeqytet, duke filluar nga sheshi Skënderbej për të cilën do të realizohet një  konkurs ndërkombëtar, për të vijuar te projekti i Bulevardit të Ri i cili duke u bashkuar me lumin e Tiranës do  krijojnë një tjetër hapësirë të gjelbër të madhe për kryeqytetin.

Gjithashtu janë prezantuar edhe risitë që do sjellë Veliaj si kryebashkiak si bashkimi i Kopshtit Zoologjik me atë Botanik, gjelbërimi vertikal i pallateve apo edhe bashkimi i kopshteve dhe çerdheve së bashku.

Për Tiranën Turistike Veliaj vuri në dukje se me reformën e re territoriale Tirana do të ketë 100 liqene të vogla të cilat do shfrytëzohen për të rritur aktravitetin e qytetit. Por edhe turizmi historik nuk do të mbetet pas. 

Më tej u diskutua edhe për ndërtimet pranë digës së liqenit, për të cilat Veliaj u shpreh se do të jetë kundër.



Parkingjet, partneritet publik-privat
Udhëtimi me kryetarin e ri të Bashkisë së kryeqytetit nisi nga redaksia e A1 Report nën tingujt e këngës së tij të preferuar “A Sky full of Stars” nga Cold Play.

Sheshi “Italia” është ndalesa e parë, ku nuk kanë si të mos shmangen ulje-ngritjet në makinë teksa kalon në këtë pjesë rruge thuajse të shkatërruar. Për projektin e parkingut nëntokësor i cili nuk u konkretizua kurrë, Veliaj thotë në këtë reportazh të A1Report se zgjidhja për parkingjet në kryeqytet është një lidhja e nje partneriteti publik-privat.
 
“Kemi propozuar disa hapësira për sheshe nëntokësore, një tjetër është te parku Rinia, stadiumi Dinamo. Duhet bërë një partneritet publik-privat. Bashkia nuk mund të ketë mundësinë për ta financiar direkt. Sot kemi një roje të bashkisë që mundohet të mbledhë të ardhura nga ky parkim i improvizuar. Asnjë prej tyre nuk ka biletë që të kuptohet se kush e paguar biletën, çdo gjë bëhet me improvizim, nga dikush që vesh bluzën e bashkisë e mbledh ca para. Partneriteti publik-privat do jetë i avancuar, të nënkuptojë parkingje nëntokësore. Jo thjesht një koncesion i asaj që ekziston por një partneritet që shkon në detaje”, u shpreh Veliaj.



Fitorja, urimi i parë nga Rama
Urimin e parë për fitoren, ish-ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e ka marrë nga kryeministri Edi Rama dhe të nesërmen nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.  "Edi më uroi i pari sepse me Edin ishim duke parë rezultatet bashkë. Ishim 3 ditë-netë në partinë Socialiste duke parë rezultatet. Ngjitur me zyrën e Edit gjithë salla e kryeministrisë u kthye në sallë për marrjen e informacioneve në kohë rekord kur numëroheshin votat. Me Ilirin fola të nesërmen”, tha Veliaj. 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb