Veliaj 'ngushëllon' Bashën: 30 Qershori iku tani! Mobilizim për 2021 lal, rri pak më shumë në Shqipëri

Veliaj 'ngushëllon' Bashën: 30 Qershori iku tani! Mobilizim për 2021 lal, rri pak më shumë në Shqipëri

Kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj ka ironizuar qëndrimin e mbajtur nga Lulzim Basha dhe opozita për zgjedhjet e 30 qershorit.

Përmes një postimi në twitter, Veliaj i kujton Bashës që të përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të cilat do të bëhen vetëm më 2021, ndërsa i sugjeron që të qëndrojë pak më shumë në vendin e tij dhe jo të rrijë në Hollandë. Madje, mesazhin kandidatin socialist ia ka përcjellë edhe në holandisht.

“30 Qershori iku tani! Mobilizim për 2021 lal dhe duhet me nejt pak më shumë në Shqipëri këto dy vite, me gjithë respektin për Hollandën! Ik wens je veel geluk en geduld! (Të uroj fat dhe durim)”, shkruan Veliaj.


Postimi i Erion Veliajt në Facebook

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën