Vazhdon tashmë një luftë e hapur mes kryebashkiakut Veliaj dhe presidentit Nishani. Mëngjesin e kësaj të premteje kryebashkiaku Veliaj në formën e pyetjeve ka akuzuar drejtëpërdrejtë presidentin Nishani se po bën presion me SHISH, KLD, Prokurorinë e KLSH për të bllokuar punët e që kërkon të bëjë Bashkia e Tiranës.
"Sot po përsërite e njëjta histori si disa vite më para, po bllokohet çdo projekt, po bllokohet cdo punë e mirë për ta nxjerrë Tiranën në dritë. A i ka thirrur Bujar Nishani gjyqtarët kyç për t'ju kërkuar të imponohen kundër Bashkisë në çështjet që ata kanë në dorë? A i ka thirrur Bujar Nishani prokurorët kryesorë për t'ju kërkuar të hapin çfarëdolloj çështje vetëm që të pengohen punët publike A ka porositur SHISH Bujar Nishani që të mobilizohet kundër Bashkisë me të gjitha mënyrat për të njollosur punët në qytetin e Tiranës. A i ka kërkuar Nishani drejtuesve të KLSH që të ketë një prezencë permanente në Bashkinë e Tiranës edhe për punë e në kantjere që ende nuk janë hapur dhe s'kanë filluar akoma vetëm që mos të ecin punët?-tha Veliaj
Lidhur me këto pyetje Veliaj tha se ai zotëron informacion po pret përgjigjen dhe prononcimin e presidentit në mënyrë që të bëjë krahasimin.
"Kam informacion por dua që presidenti të prononcohet pasi unë kam informacion, por pres përgjigjen e presidentit kemi bllokuar disa projekte siç është unaza e Vogël."- tha Veliaj
Në një dalje për mediat kryebashkiaku Veliaj akuzoi presidentin dhe institucionin që ai drejton si se është bërë zyrë e shtupit të Partisë Demorkatike. Ai u shpreh gjithashtu se Nishani mendon për interesin personal dhe se kjo është një turp për të pikërisht në kohën që i takon të lërë postin
"Zhgënjeu sërish doli për veten dhe për partinë e tij, të atyre pak votave që e kanë emëruar President, doli për interesin e tij personal jo për interesin publik. S’kishte si të ndodhtë ndryshe, ushtari më i bindur doli nën armë dhe iu përgjigj thirrjes së Berishës. Ky nuk është unifikuesi i vendit por është përçarësi i vendit. Kurrë nuk u ngrit për të qenë bashkues”,-tha kreu i Bashkisë
Një ditë më parë presidenti Nishani tha se do të ngrejë një padi ndaj Veliajt për shpifje. Për vjedhje të pronave të Kishës Katolike në Elbasan.
Kreu i Bashkise tha se seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së Veliajt për ndryshim të trupës gjyqësore për shkak të lidhjes familjare me ndërtuesit do të mbahet më 18 maj, ndërkohë që një ditë më vonë do të shqyrtohet vendimi
/Shqiptarja.com

VIDEO