Vazhdon nisma e bashkisë, Veliaj në ndihmë të xhaxhait të Edi Palokës: Nuk bëjmë fare ndarje, s'na intereson partia

Në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria për shkak të virusit COVID-19, një vëmendje të posaçme i është kushtuar të moshuarve të vetmuar apo që i kanë fëmijët larg nga bashkia Tiranë.

Sipas zyrës së shtypit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte pasditen e sotme në Njësinë 2, ku vijoi shpërndarjen e ndihmave me ushqime dhe detergjentë për disa të moshuar, për të cilët siguroi se askush nuk do të mbetet vetëm dhe papërkujdesje.

Kryebashkiaku deklaroi se do të ndihmohen të gjithë, pavarësisht bindjeve politike dhe shtoi se Bashkia e Tiranës do i qëndrojë te koka çdo të moshuari apo personi në nevojë. 

“T’i shërbeni jo vetëm xhaxhait të Palokës, por edhe Saliut vetë po të ketë nevojë. Fillimisht, është njeri, pastaj është xhaxhai i dikujt. Nuk bëjmë fare ndarje, nuk na intereson fare partia”, tha ai, duke iu referuar ndihmës që Bashkia e Tiranës po i jep edhe xhaxhait të moshuar të ish deputetit të PD, Edi Paloka.

 Ndërkaq, Veliaj dha një lajm të mirë edhe për familjet që jetojnë në banesat sociale. Ai theksoi se bashkia ka vendosur faljen e qirasë për marsin dhe prillin për 385 familje në nevojë.

“Do bëjmë një mbledhje online të Këshillit Bashkiak dhe do heqim të gjitha pagesat e qirasë për familjet qëjetojnë në banesat sociale. Nëse kriza vazhdon, do heqim edhe majin”, deklaroi Veliaj. 

Kryetari i Bashkisë kërkoi që ky shembull të ndiqet edhe nga privatët, për të mos vjelë qiranë për këto dy muaj.

“E rëndësishme është se duhet t’i themi edhe privatëve, nëse bashkia jep shembullin e vet dhe nuk faturon qira përmarsin dhe prillin, mirë është që ta bëjnë edhe ata. Kush ka dhënë një shtëpime qira, do të thotë që ka një shtëpi vetë, ndaj po të na bashkohet në këtëlloj njerëzillëku, mund të bëjmë diçka të mirë. Këtë nuk e bën dot me ligj, sepse ata e kanë marrëdhënien me njëri-tjetrin. Ne anulojmë qiratë tona, por nuk mund ta bëjmë për gjithë Shqipërinë. Sot po japim shembullin tonë”, tha Veliaj. 

Bashkia ka vendosur në dispozicion të qytetarëve në nevojë edhe një numër të gjelbër 0800 0888. Në kohën kur gjyshërit po qëndrojnë në shtëpi për të shmangur prekjen nga infeksioni COVID-19, me dhjetëra të rinj të Tiranës ijanë  bashkuar nismës “Adopto një gjysh e një gjyshe” për t’i ndihmuar ata me pazare apo me blerjen e medikamenteve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ela: 01/04/2020 23:58

    ceshte ky publicitet idiot,e perse ne e dime boterisht qe lali Eri dhe edi rama sjane socialist,jane te xhepit te tyre .te pakten Edi po kamuflohet po ky,asnje pune nuk ben.bashkia e tiranes nuk punon do ishin ne balle tani po me meret me te tilla reklama,drejtoria e takasave nuk ben perditesimin ne sistem,nuk behet pastrimimi i qytetit skandal,nuk punohet ne administrate,lejet e rikonstruksioneve ,zhvillimit,ndertimit tejkalojne afatet e shqyrtimit. policia bashkiake hajduta te medhenj,nuk bashkrendojne punen me tatimet,QkB dhe si rezultat njerezit sorollaten.Sistemi i taksave peribret,nuk ka trasparenc.Keshtu eshte kur nuk punon Kontrolli i larte i shtetit .a ka ndonje raport nga kontrolli i bere ? jo jo, interesi dhe kamatvonesat per taksat eshte ne menyre skandaloze ,taksa e furave te bukes=taksat e firmave te ndertimit,pra ka shum vend per tu pare dhe jo shperndarje ndihmash xhaxhait te palokes,sepse ju i sherbeni njeri tjetrit qe mos te tu sulmojne.Ky popull nuk eshte popull idiot.

    Përgjigju
  • Cubi: 01/04/2020 22:29

    Mir e ke lali ,por kur e kishin keta qener e kan ber ndarjen. Ju hallall ua beft zoti ashtu duhet njerez Jan edhe ata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën

Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën