Veliaj: Nxënës “hidhni”
sytë nga arsimi profesional

Veliaj: Nxënës “hidhni”<br />sytë nga arsimi profesional
TIRANE- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj i ka bërë dje një ofertë publike pronarëve të 18 universiteteve private që qeveria u hoqi licencat. Veliaj kërkoj nga të gjithë ata sipërmarrës që kanë investuar në arsimin e lartë, të ndjekin trendin e punës dhe të orientohen drejt arsimit profesional. Sipas tij, mbyllja e universiteteve mund të ketë lënë një shije jo të mirë për shumë pronarë universitetesh, por ndërkohë ka hequr nga tregu disa koorporata që veç fitimit të parasë nuk i ofronte asnjë produkt tregut “Një nga alternativat që kemi propozuar, është të kalojnë në tregun e arsimit profesional sepse e merr në qafë dikë që studion në një fushë pa perspektivë se sa një zanat të mirëfilltë.

Më vjen mirë që pas shokut të fillimit, shumë nga sipërmarrësit kanë një mundësi në tregun e zanateve dhe kurseve profesionale”, u shpreh Veliaj. Sipas tij, në vend është konstatuar një mungesë e theksuar e krahut të punës në zanate të caktuara. Shqipëria në ndryshim nga rajoni ku 70 % e studentëve orientohen drejt arsimit profesional, studentët kërkojnë më shumë profesione të ofruara në arsimin e lartë. Nga të dhënat e paraqitura nga ministri Veliaj, rezulton se edhe kompanitë e huaja që kanë nevojë për krahë pune në vendin tonë nuk e gjejnë atë. Shumë specialistë të huaj janë marrë dhe janë sjellë në vendin tonë për shkak se shqiptarët nuk i preferojnë programet e arsimit profesional duke humbur mundësi shumë të mira pune.

Duke iu referuar vendeve të rajonit, ministri Veliaj u shpreh se edhe për investime të rëndësishme siç mund të jetë projekti TAP, kompanitë e mëdha i drejtohen Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi për shkak se në këto vende 70% e nxënësve preferojnë arsimin profesional”. Të gjithë kërkojnë që shteti të jetë garant i jetës së njerëzve, por shteti që siguron punësim 100% nuk ekziston më. Marrja e njerëzve në qafë mbaron këtu, duhet t’u mësojmë njerëzve një zanat. Shumë prej operatorëve privatë janë të suksesshëm në këtë arsim profesional”, deklaroi Veliaj.

Në vendin tonë punojnë rreth 90 mijë italianë. Edhe në projektin e gazësjellësit TAP, shumica e punëtorëve do të jenë Italian për shkak se vendi ynë nuk ka krah pune të mjaftueshëm. Në një kohë kur tregu në Shqipëri ka nevojë për rreth 100 juristë në vit, universitetet shqiptare diplomonin mbi 2000 të tillë ndërkohë që tregu ka nevojë për saldatorë, hidraulik, mekanik dhe të tjera profesione që janë shumë të paguara.

Pagesa
Ministri Veliaj ka folur dje edhe në lidhje me ndihmën ekonomike. Skema e re e qeverisë do të krijojë mundësi për të gjithë ata familjarë që në vend të marrin ndihmë ekonomike të punojnë edhe sikur me rroga jo shumë të larta. Duke e quajtur ndihmën ekonimike si një pagesë ta marrë nga taksat e qytetarëve, Veliaj theksoi se kjo nuk është një praktikë që mund të vazhdojë pafundësisht për askënd.  

Edi Rama, zhgënjehet nga mësuesit e fiskulturës
Në shtator do të nis zbatimi i programit sportiv në shkollat “Sporti në shkollë”, iniciativë e qeverisë. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Ram i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e parë për trajnimi ne mësuesve të fizkulturës në qytetin bregdetar. Në fjalën e tij Rama nuk la pa shprehur zhgënjimin që kishte për mësuesit e fizkulturës ku shprehu se ata kanë vite pa lëvizur. “Siç e dini, në fillim të vitit të ri shkollor, ne do të nisin programin e madh “Sporti në shkollë”, që do të thotë se na duhet ta fillojmë nga përgatitja e mësuesve të edukimit fizik dhe nga marrja në punë e një numri të ri dhe të konsiderueshëm mësuesish që të jenë të aftë të përballojnë kërkesat e platformës së sportit në shkollë”,- tha Rama.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 


 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)