Kreu i Bashkisë së Tiranës po zhvillon sot një takim me një grup rinjsh gjimnazistë në ambientet e Bashkisë së kryeqytetit. Në fjalën e tij hapësë përpara të rinjve Veliaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ta dhe theksoi se në Këshillin Bashkiak do të ketë përfaqësues nga gjimnazistë e studentë për të rimodeluar mënyrën e jetesës.
"Ne duam që të kemi një propocion kuotash, nga 61 anëtare që ka këshilli bashkiak, një pjesë të jenë presidentët e gjimnazeve, pjesa tjetër të jenë senatorë të universiteteve dhe organizatave rinore, që të dëgjojmë zërin e të rinjve’"- tha Veliaj
Po ashtu, Veliaj përmendi faktin se çdo ministër, pjesë e kabinetit qeveritar ka marë në patronazh një gjimnaz të Tiranës, për t’u informuar më shumë në lidhje me atë ç’ka ndodh nëpër gjimnaze.
Gjithashtu, në mbështetje të këtyre iniciativave, ai tha se këtë javë, bashkia e Tiranës ka nisur riparimin e disa shkollave në kryeqytet.
Kryetari i Bashkisë gjatë fjalës së tij, tha në lidhje me nxënësit më të mirë do të rikthehet tradita e bursave, ku secili nxënës që është i shkëlqyer në shkollë të mund të marë një pagesë të vogël inkurajimi.
‘Me buxhetin e vitit 2016, do të fusim pagesat për nxënësit e shkëlqyer dhe unë jam i ndërgjegjshëm se nuk mjafton një poster për më të mirët e kryeqytetit, por një pagesë e vogël është stimulues. Kjo është një mënyrë për të thënë, që pavarësisht që bashkia mund të ketë probleme financiare, mbështet me një pagesë të vogël më të shkëlqyerit, që ka potencial të frymëzojë të tjerët dhe të bëhet dikushi në këtë qytet, të mund të ketë paratë e xhepit që i duhen për një muaj”, u shpreh Veliaj.
Më tej, ai shtoi se është trefishuar buxheti i bashkisë që do të shkojë në shërbim të të rinjve, siç është karta e studentëve, kartën e transportit për ata që janë studentë dhe nxënës, apo për vizita në kinema dhe muze
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.3%
-
Të gabuar
54.5%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 7242
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor
5 Tetor, 19:20
-
‘Reshje biblike’ në Vlorë si kurrë më parë! Banorët me lot në sy: Tmerr! Mundin e një jete e mori uji! Kaluam natën jashtë, bashkia e policia nuk u përgjigjën
5 Tetor, 18:59
-
Përmbytjet, Çuçi e Vëngu në Vlorë: Situata drejt normalizimit, të gjitha strukturat në terren! Ndihmë për qytetarët dhe bizneset e dëmtuara
5 Tetor, 18:56
-
Nga mungesa e komunikimit te sekretet, disa arsye që çojnë çiftet drejt fundit të martesës
5 Tetor, 18:43
-
Dy muaj në arrati, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai! Si u larguan nga vendi me djalin e mitur pasi shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën
5 Tetor, 18:15
-
Studimi global ngre alarmin e miopisë tek fëmijët, celularët dhe pajisjet e tjera po i verbojnë! Okulisti: 4 në 10 fëmijë shfaqin probleme
5 Tetor, 18:14
-
Flamurtari përgatit hakmarrjen, të martën Superkupa e Shqipërisë! Trajneri i vlonjateve: E mundim Tiranën
5 Tetor, 17:57
-
Kush janë 3 shenjat më ambicioze të horoskopit?
5 Tetor, 17:54
-
Gara Harris - Trump, muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë
5 Tetor, 17:39
-
Pasojat e përmbytjeve në Vlorë/ Mure të shkatërruara, oborret e shtëpive dhe rrugët të mbushura me baltë
5 Tetor, 17:29
-
Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin
5 Tetor, 17:16
-
Lufta/ Media: Sulmi izraelit ndaj Iranit është i pashmangshëm! Hezbollahu: Goditëm bazën ajrore në Haifa
5 Tetor, 17:01