Veliaj: Opozita si talebanët, s’duan zgjedhje dhe dalin kundër amerikanëve

Veliaj: Opozita si talebanët, s’duan zgjedhje dhe dalin kundër amerikanëve

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj e krahasoi sjelljen e opozitës me atë të talebanëve në Afganistan, të cilët nuk lejojnë procese të rregullta zgjedhore dhe dalin kundër amerikanëve. Gjatë takimit elektoral në Njësinë 3, Veliaj e ilustroi me një shkrim nga Uashington Post, ku realiteti që ai përshkruan për Afganistanin dhe talebanët atje, ngjan me sjelljen e opozitës sonë.

Në territorin e këtij vendi rreth 2500 kandidatë për kryetarë bashkie dhe për këshilla po kandidojnë në zgjedhjet e fundjavës që do të vijë, pavarësisht incidenteve të dhunës, pavarësisht kërcënimeve të grupeve të këtyre partive politike për të sabotuar zgjedhjet me akuzën se votat blihen. Në disa bashki, që janë nën kontrollin e këtyre x partive, ka kërcënime ndaj procesit  zgjedhor dhe grupe të dhunshme që përpiqen të bllokojnë fushatën dhe të trembin votuesit. Një pjesë e shqetësimit të grupimeve vjen nga një influencë e shtuar amerikane mbi proceset demokratizuese të vendit. Por, me të gjitha pengesat, shumica e votuesve duket entuziaste për votimet e drejtuesve të rinj, që janë edhe më të përgatitur se ata që i kanë pasur historikisht disa nga këto bastione të këtyre partive. Në fakt, kjo që lexova më lart është një shkrim për Afganistanin dhe i referohet partive të talebanëve. Ju’a lexova për ilustrim, se po mos të vija emrin taleban dhe Afganistan, si dhe ju, edhe unë do mendoja se këtu bëhet fjalë për Shqipërinë dhe partitë e opozitës këtu”, tha Veliaj.

Kandidat socialisti u shpreh se ashtu si forcat talebane në Afganistan, edhe PD dhe LSI kërkojnë që të intimidojnë zgjedhësit dhe të kundërshtojnë influencën amerikane. “Bëhet fjalë për partitë e opozitës që kundërshtojnë influencën amerikane në proceset demokratizuese si reforma në drejtësi, bëhet fjalë për parti të opozitës që kërcënojnë me dhunë, bëhet fjalë për parti të opozitës që i bëjnë thirrje bllokimit të procesit zgjedhor, përveç një detaji: Në fakt, partia që flitet ose forca politike që flitet është talebani nga Afganistani. I vetmi rast sot në botë ku ka forca, lëvizje, angazhime politike, që kërcënojnë me dhunë zgjedhjet, që anulojnë votimet, që intimidojnë të zgjedhurit, që duan të ndalojnë fushatën, që pengojnë tubimet, ndodh vetëm tek talebanët, rasti i dytë është opozita jonë. Nuk ka sot një vend tjetër në botë ku opozita nuk do zgjedhjet”, u shpreh ai.

Teksa nënvizoi se opozita i ka sjellë shumë fatkeqësi vendit, Veliaj nënvizoi se “sot është një ditë e trishtë që një parti politike ose një grupim partish politike flet me të njëjtën gjuhë që flasin si talebanët dhe prapë si talebanët kanë hallin e influencës amerikane”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja