Veliaj padit Grida Dumën për shpifje: Dëshirat e mafiozëve italianë dhe të PD-së janë bashkuar në gojën e një trafikanteje apartamentesh

Veliaj padit Grida Dumën për shpifje: Dëshirat e mafiozëve italianë dhe të PD-së janë bashkuar në gojën e një trafikanteje apartamentesh

1610038417_erionveliaj1701x459.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të padisë në gjykatë Grida Dumën për shpifje. Përmes një reagimi zyrtar, Veliaj thekson se dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh.

“Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete”, u shpreh Veliaj. 

Kreu i Bashkisë nënvizon se e vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverifikueshme. 

“E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”,  thuhet në reagimin e Kryebashkiakut Veliaj.

Pse Veliaj e quan Dumën, trafikante apartamentesh?
Ai tha se së pari ish-deputetja e PD-së do të duhet të sqarojë se si u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes.
Por si përfundoi Grida Duma në prokurori për “Vjedhje me anë të mashtrimit”? 

Kallëzimi është kryer nga shtetasi Albert Pali, i cili akuzoi direkt Grida Duman (Shqima) dhe Roland Rexhon, të cilët kanë pasur në bashkëpronësi kompaninë ndërtimore “Kristian Konstruksion”. Në kallëzimin e tij, shtetasi Pali pretendoi se ka qënë pronar i një trualli prej 281 m2 në rr. “Edit Durhan”, pronë të cilën me anë të kontratës së sipërmaries dhe aneksit të kësaj kontrate, ja ka dhënë për ndërtim ndërtuesve Roland Rexho dhe Grida Duma, të cilët ishin bashkëpronar të firmës ndërtuese “Kristian Costruction sh.p.k”.

Sipas kontratës Duma dhe Rexho në përfundim të objektit, pra pallatit, detyroheshin të kalonin në pronësinë e kallëzuesit tre apartamente me nga dy dhoma dhe një guzhinë me sipërfaqe totale 283 metra katror. Kontrata mes palëve është lidhur në vitin 2005. Më tej Albert Pali pretendon se kjo marrëveshje nuk është respektuar dhe për pasojë, ai ka ndjekur rrugët ligjore duke e paditur penalisht në prokurorinë e Tiranës Grida Duma dhe aksionerin tjetër Roland Rexhon. Mësohet se veç kësaj padie kompania në fjalë ka dhe 15 procese gjyqësore.

Një apartament
Ndryshe nga marrëveshja e lidhur mes palëve, ku Grida Duma, Roland Rexho dhe pronari i tokës Albert Pali kishin rënë dakord për ndërtimin e një pallati, në këmbim të dhënies së tre apartamente, kjo marrëveshje nuk është respektuar. Siç duket për t’i mbyllur gojën pronarit të tokës, aksionerët e kompanisë së sipërcituar Grida Duma dhe Roland Rexho, kanë vendosur t’i japin një apartament Palit dhe jo tre siç ishte lidhur kontrata mes palëve. Ky apartament sipas kallëzuesit ka një sipërfaqe rreth 90 metra katror, dhe jo 283 metra katror siç ishte parashikuar në kushtet e kontratës.

50 milion lekë
Në vitin 2010, aktivistja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka vendosur të tërhiqet nga kompania Kristal Konstruksion, duke i shitur 30 për qind të aksioneve që i kishte blerë në vitin 2002. Shitja e aksioneve është bërë me një vlerë prej mbi 50 milion lekësh të vjetra, ndërkohë që blerësi është ortaku i kompanisë Roland Rexho. Shitja është bërë para noteres Luljeta Kongoli, ndërkohë pas kësaj shitje Grida Duma është larguar nga kompania “Kristian Konstruksion”.


Lajmi kryesor:

Përgjimet e 'Ndrangheta'/ PD: U përmend edhe Erion Veliaj! Kryebashkiaku padit në gjykatë Grida Dumën: Trafikante e apartamenteve


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja