Përgjimet e 'Ndrangheta'/ PD: U përmend edhe Erion Veliaj! Kryebashkiaku padit në gjykatë Grida Dumën: Trafikante e apartamenteve

TIRANË- Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Grida Duma ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se del në përgjimet e antimafias italiane për grupin mafioz 'Ndrangheta'.

Duma thotë se përgjimet të publikuara konfirmojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Nga Rrogozhina Veliaj ironizoi këto akuza me një batutë.

“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira. Do dalin që kemi qenë shokë në çerdhe me Eskobarin. Do dalin lloj çudirash”, tha Veliaj.

Ndërsa në një reagim të mëpasshëm Veliaj tha se do të padisë në gjykatë Grida Dumën për shpifje. Veliaj thekson se dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh.

Një ditë më parë në Itali u finalizua megaoperacion që përfshinte në hetime biznesmenë, e anëtarë të grupi mafioz 'Ndrangheta'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
Padia e Veliajt për shpifje/ Reagon Duma: Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua dhe PD të luftojmë për të vërtetën

Pas PD-së, ka ardhur edhe reagimi i ish- deputetes Grida Duma për padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj për shifje. Duma shprehet se kjo padi është një tregues që Veliaj është i “kapur kokë e këmbë” nga mafia, teksa thekson se kjo nuk do e ndal.

“Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë! Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën! Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta. Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve”, shkruan Duma.

 

Ora 16:02
Veliaj padit Dumën për shpifje/ PD: Tenton të imponojë heshtjen tonë, por ne nuk kemi frikë

Pas padisë së kryebashkiakut Erion Veliaj në drejtim të ish- deputetes Grida Duma për shpifje, i menjëhershëm ka qenë reagimi i PD-së. Sipas tyre, kjo padi synon që t’u mbyllë gojën, por theksojnë se kjo gjë nuk i tremb.

“Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar. Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.

Qëllimi i vetëm i tyre  është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje. Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve. As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën”, shkruan PD-ja.

Ora 15:27
Veliaj padit Grida Dumën për shpifje: Dëshirat e mafiozëve italianë dhe të PD-së janë bashkuar në gojën e një trafikanteje apartamentesh

1610038417_erionveliaj1701x459.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të padisë në gjykatë Grida Dumën për shpifje. Përmes një reagimi zyrtar, Veliaj thekson se dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh.

“Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete”, u shpreh Veliaj. 

Kreu i Bashkisë nënvizon se e vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverifikueshme. 

“E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”,  thuhet në reagimin e Kryebashkiakut Veliaj.

Pse Veliaj e quan Dumën, trafikante apartamentesh?
Ai tha se së pari ish-deputetja e PD-së do të duhet të sqarojë se si u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes.
Por si përfundoi Grida Duma në prokurori për “Vjedhje me anë të mashtrimit”? 

Kallëzimi është kryer nga shtetasi Albert Pali, i cili akuzoi direkt Grida Duman (Shqima) dhe Roland Rexhon, të cilët kanë pasur në bashkëpronësi kompaninë ndërtimore “Kristian Konstruksion”. Në kallëzimin e tij, shtetasi Pali pretendoi se ka qënë pronar i një trualli prej 281 m2 në rr. “Edit Durhan”, pronë të cilën me anë të kontratës së sipërmaries dhe aneksit të kësaj kontrate, ja ka dhënë për ndërtim ndërtuesve Roland Rexho dhe Grida Duma, të cilët ishin bashkëpronar të firmës ndërtuese “Kristian Costruction sh.p.k”.

Sipas kontratës Duma dhe Rexho në përfundim të objektit, pra pallatit, detyroheshin të kalonin në pronësinë e kallëzuesit tre apartamente me nga dy dhoma dhe një guzhinë me sipërfaqe totale 283 metra katror. Kontrata mes palëve është lidhur në vitin 2005. Më tej Albert Pali pretendon se kjo marrëveshje nuk është respektuar dhe për pasojë, ai ka ndjekur rrugët ligjore duke e paditur penalisht në prokurorinë e Tiranës Grida Duma dhe aksionerin tjetër Roland Rexhon. Mësohet se veç kësaj padie kompania në fjalë ka dhe 15 procese gjyqësore.

Një apartament
Ndryshe nga marrëveshja e lidhur mes palëve, ku Grida Duma, Roland Rexho dhe pronari i tokës Albert Pali kishin rënë dakord për ndërtimin e një pallati, në këmbim të dhënies së tre apartamente, kjo marrëveshje nuk është respektuar. Siç duket për t’i mbyllur gojën pronarit të tokës, aksionerët e kompanisë së sipërcituar Grida Duma dhe Roland Rexho, kanë vendosur t’i japin një apartament Palit dhe jo tre siç ishte lidhur kontrata mes palëve. Ky apartament sipas kallëzuesit ka një sipërfaqe rreth 90 metra katror, dhe jo 283 metra katror siç ishte parashikuar në kushtet e kontratës.

50 milion lekë
Në vitin 2010, aktivistja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka vendosur të tërhiqet nga kompania Kristal Konstruksion, duke i shitur 30 për qind të aksioneve që i kishte blerë në vitin 2002. Shitja e aksioneve është bërë me një vlerë prej mbi 50 milion lekësh të vjetra, ndërkohë që blerësi është ortaku i kompanisë Roland Rexho. Shitja është bërë para noteres Luljeta Kongoli, ndërkohë pas kësaj shitje Grida Duma është larguar nga kompania “Kristian Konstruksion”.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alia: 24/01/2021 09:52

    Kjo hajdute imorale ka fytyre e flet,grua e denegjeruar,si e ke Salianjin rrugacin,A asht tu mujt me te......

    Përgjigju
  • Eldo me shok: 24/01/2021 09:24

    O eldo rrrot ka*i po ku i pe ti e i dëgjove përgjimet e Italis apo ti tha mami jot i bukur se ja kishte spjegu dashnori Italjan mamit tat. Ne Shqiptarët e tjer skemi dëgjuar gjë e skemi par gjë që kemi ler në Tiran e jemi ritur ktu. Nuk vim nga mali tek toka xanme o eldo komplet karr.

    Përgjigju
  • Kasap Rexhep Bule leka: 24/01/2021 09:19

    O grida suma po ti je ku*v e ku*va kur s'thot të vërtetën. E Erjon Veliaj ka të drejt ti je trafikante banesash moj vrom. Ti kujton që populli Shqiptar nuk të njef ty se kush je moj jashqitje e shoqëris.

    Përgjigju
  • robi: 24/01/2021 07:58

    Po Grigja Suma bashke me horrat e vet ortake me cfare parash hyri ne bisnes ndertimi dhe u shiti nga 2.3 here nje apartament qytetareve duke i lene me gisht ne goje bytheshtrembeta qe del dhe kakaris si gjeli maje plehut . Kjo laraske duhet te jape llogari per mashtrimin e qytetareve me leket e pista qe beri me ndertimin . Tani na qenka bere si manekine, po kryqet e thyera dhe kembet e shtrembera kur do ti rregullosh o Grigja Suma Salianji. Te gjithe i mbajne mend mesazhet seksuale ne parlament me Salianjin apo kujton se harron ky popull.ne opozite do jesh prape

    Përgjigju
  • vlonjati: 23/01/2021 22:18

    Tirona , meqene se je prej kryeqyteti pse nuk na tregon ti ke te votojme

    Përgjigju
  • KASKETA: 23/01/2021 20:43

    20% droga e korrupsioni e kriminaliteti jane probleme te vogla per ne si popull,rreziku ma i madh asht dhe qe duhet me hap syte e me i arrestu ato plakat qe shesin spinaq e groshe neper qoshet e pallateve dhe nuk duhet me fal asnje shofer kur parkon makinen ne rruge te madhe sidomos ata afer spitaleve qe kane shtru njerezit me covid.

    Përgjigju
  • E verteta: 23/01/2021 17:00

    O zot edhe kush flet grita dume nje femer rrugace kurv nje prositut ptu rrace muti..

    Përgjigju
    • Rrofte prqsh: 23/01/2021 17:31

      Komunizmi eshte i injektuar ne gjak ske ca ben se keshtu i mjere qenke gatuar. Mos shiko Grida kur.en po shiko Lali dhjerin qe po i dalin te palarat nga gjykatat italjane jo shqiptare. Jo se ne nuk e dime qe mer pjesen lali m.ti por duheshin fakte.

  • Eldo: 23/01/2021 16:13

    Ore sikur keto pergjime i ka bere antimafia Italiane dhe jo Grida suma. Grida suma gjeti rastin me dal por kjo nuk do te thote qe ajo po genjen. O Lali 20% te ka msu mire shefi yt por atij si doli gje sepse e ruan mir sumen e tij. Ti je thjesht diletant, do te shohim se nuk eshte sbardh e gjitha akoma pergjimet. Ah Sa per sufllaqexhinjt sma ndjen as per Rams, Sals, Mets e Lul gjumi. Shqiperia eshte e shqiptareve jo Hajnave.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 23/01/2021 15:55

    Cilido qe di ndonje gje,ti beje publike emrat e ndertuesve qe qarkullojne parate e mafies,konkretisht ndragetes.jo me komente ne ferra apo ne keto rubrica ku po komentoje ne,Por hapur ne shtyp.nuk ka nevoje te shkoni ne prokurori.Atje ka tjeter njeri qe te con. Merrni guximin dhe thoni "x nertues eshte lidhur me ndrageten".ndryshe mos u merrni me "pallavrat e grides"

    Përgjigju
    • Eris: 23/01/2021 17:33

      Po me emra i ke ate te GTS qe furnizon spitalet a sje tu i lexu lajmet apo partia ti vesh syte dhe ti ze veshte kur dalin vjedhjet sheshit.

  • SUMA: 23/01/2021 14:01

    GRID: Ne radhe te pare ti nuk ke as fytyre as moral te flasesh, sepse asnjeri nga keta as ska fol dhe as ka permend ne bemat tuaja, duke fidhuar qe nga i ndjeri qe nuk jeton me, e deri tek bisex Saliani.

    Përgjigju
  • Hamshori: 23/01/2021 13:40

    Grida te henksha zverrkun e qafes ...sumaduren ta ka ngrene pederast Salianji.

    Përgjigju
  • Shqipëria: 23/01/2021 13:34

    Imagjino te votosh Erion Veliaj, si me votu per Salianjin, por për nje sufllaqe.

    Përgjigju
  • Mafia rilindase: 23/01/2021 13:26

    Nuk po te nxjerr njeri vella, por faktet po tregojne qe jane pastruar para te pista ne Tirane. Ti nuk dije gje????

    Përgjigju
    • Askushi: 23/01/2021 16:05

      Me gojoren e Grides nuk shkoj as ne hale.aaa sa per gojore pooo ja vlen

    • Tirona: 23/01/2021 14:22

      Po i djeg kesaj ishdeputeteje qe bente filtrime nga karrikja e deputetes, se me duket pastrim paras ka bere kjo duke qene ortake me nje ndertues tjeter ku mashtruan nje shtetas te moshuar duke ja shitur nje apartament, ku te njejtin kohe kete apartament ja kishin shitur dhe dy shtetasve te tjere. SPAKU duhet ta hetoje kete mastrim dhe mos ti japi vizen per te kandiduar perseri per deputetet se do te mori ne qafe antaresine e PD me filtrimet e reja qe do te beje , se Dhija e zgjebosur do ta mbaje gjithmone bishtin lart.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja