Veliaj: Para 5 vitesh, në Ditën e Rinisë, PD-ja digjte qytetin që është ndërtuar me shumë sakrifica

Veliaj: Para 5 vitesh, në Ditën e Rinisë, PD-ja digjte qytetin që është ndërtuar me shumë sakrifica

Erion Veliaj me studentet

Në fjalën e mbajtur sot nga Liceu Artistik, në Ditën e Rinisë, përpara 300 të rinjve ekselentë të lidhur online në Zoom, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kujtoi se si para 5 vitesh, kur sapo kishte marrë detyrën si kryebashkiak, Partia Demokratike digjte qytetin, i cili sapo kishte nisur të merrte frymë.

“Më kujtohet viti i parë në Bashki, kur festohej “Dita e Rinisë”, para 5 vitesh, kur u dogj bunkeri artistik, që ishte hyrja në një galeri në mes të Tiranës, kur u dogj qyteti, u thyen pemët. Ishte një mënyrë shumë e shëmtuar për të kujtuar “Ditën e Rinisë”. Më vjen mirë që sot jemi pjekur dhe “Dita e Rinisë” është kthyer në një formë përkujtimi dhe bashkëbisedimi dhe jo detyrimisht një licencë për të djegur dhe vandalizuar qytetin tone, që është ndërtuar me shumë sakrifica,” tha Veliaj.

Ai shtoi se rinia shqiptare është e tashmja, jo e ardhmja, për të cilën kemi dëgjuar vetëm të flitet për 30 vite me radhë.

“Shumë kanë ndryshuar në këto 30 vite dhe një nga gjërat që mundohem ta theksoj është se do duhet të mos flasim më për të rinjtë si e ardhmja. Për një kryeqytet si Tirana, që është kryeqytetit më i ri në Europë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të kemi parasysh që janë e tashmja në më shumë sesa një kuptim. Janë e tashmja e ekonomisë tonë. Janë krahu më aktiv i punës. Janë ata që paguajnë sigurimet për pensionistët. Janë ata që fillojnë start up-e. Janë ata që marrin kreditë e para. Janë ata që sjellin idetë inovatore. Ndaj, për të gjithë të rinjtë: Gëzuar festën! Jeni e tashmja, jo e ardhmja!” u shpreh Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK