Veliaj: Pas çerdheve këtë vit
rikonstruktohen të gjitha kopshtet

Veliaj: Pas çerdheve këtë vit<br />rikonstruktohen të gjitha kopshtet
Rreth 200 fëmijët që frekuentojnë çdo ditë kopshtin 24 në Njësinë Administrative nr. 1 do të kenë tashmë ambiente krejtësisht të rehabilituara e të pajisura me sistem ngrohjeje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se pas rikonstruksionit të çerdheve, këtë vit në fokus të punës së bashkisë do të jetë sistemimi i kopshteve. “Sot çelet një kopsht i ri, tërësisht i rikonstruktuar, çka dëshmon pasionin tonë për të qenë 24 orë në krye të punëve. Nevojat e qytetit sigurisht, janë shumë të mëdha, ndaj në vitin 2015 u fokusuam te çerdhet, ndërsa këtë vit vëmendja jonë do të jetë te kopshtet”, u shpreh Veliaj.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës inspektoi ambientet e brendshme të kopshtit të rehabilituar, në të cilin është ndërhyrë për përmirësimin e kushteve për fëmijët. “Po ndjekim një koncept të ri, atë të ngrohjes me peletë sepse është më e pastër, më e sigurt për fëmijët, siguron ngrohjen e nevojshme, por garanton më pak probleme në kopshtet tona”, tha Veliaj. Sipas tij, në Njësinë Administrative nr.1, ky është i investimi i radhës i Bashkisë së Tiranës në vetëm 6 muaj, ndërkohë që më parë janë adoptuar të gjitha çerdhet e njësisë.
 
Ndërsa, garantoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë me këtë ritëm e përkushtim për kryerjen e punëve, Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për kryerjen e pagesës që garanton shërbimet. “Sot, një familje i paguan bashkisë 450 lekë në muaj për shërbimin në çerdhe. Ndaj, për të gjithë kërkesat që kemi, lind pyetja: A është realisht i mjaftueshëm ky 450 lekësh për të realizuar të gjitha kërkesat? Jam i sigurt se çdo qytetar i arsyeshëm e kupton se me 450 lekë në muaj nuk mjafton për të bërë të gjitha gjërat që kërkojmë për pastrim, ndriçim, asfaltim, për kopshte, shkolla e çerdhe”, tha Veliaj.
 
erion veliaj

Kryebashkiaku Veliaj solli në vëmendje se nevojat e qytetit janë shumë të mëdha dhe popullsia është rritur shumë. “Bashkia e Tiranës ka preferuar të mos i rrisë taksat, por që të gjithë të paguajnë një taksë modeste, si dhe t’u kërkojë ndihmë donatorëve të huaj dhe biznesit për projektin e shkollave”, u shpreh Veliaj. “Më vjen mirë që edhe projekti i adoptimit të kopshteve tregon se si komuniteti nuk dorëzohet kur situata është e vështirë, por gjithmonë gjendet një zgjidhje”, tha Veliaj.
 
Për vitin 2016, Bashkia e Tiranës parashikon rehabilitimin e të gjitha kopshteve. “Ne planifikojmë që brenda këtij viti të përfundojmë të gjitha kopshtet e Tiranës dhe t’i sjellim në të njëjtin standard si kopshti 24 dhe të garantojmë qytetarët që përveç financave modeste, 24 orë ne do të jemi në krye të detyrës”, përfundoi kryebashkiaku i Tiranës.
 
Drejtoresha e Qendrës së Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri, tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për situatën që u trashëgua në fillim të gushtit dhe falë nismës “Adopto një çerdhe”, në fund të dhjetorit ka përfunduar rehabilitimi i kushteve dhe mjedisit në të gjitha çerdhet. 

erion veliaj

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'