Veliaj: PD kërkon të mbajë peng vendin që Zeni t’i shpëtojë burgut, misioni ynë s’ka mbaruar

Pas Vikena Kamicës, edhe Landi i West Side Family i është bashkuar Erion Veliajt në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Me Landin në krah, Veliaj bëri edhe një krahasim mes Partisë Socialiste, si forca që mbështet gjithmonë të rinjtë “e bërë vetë”, dhe PD-së, e cila vazhdon të mbahet peng nga njerëz që duan t’i shpëtojnë burgut.

Landi nuk është çun VIP-ash, s’e ka bërë mami dhe babi. Është bërë vetë. Tani krahasoni Landin me Zenin! Landi nuk ka hedhur njeri në erë, për Landin nuk është vrarë njeri në Bulevard, shtëllunga bombash nëpër fshatra nuk janë formuar për Landin. Ndaj pyes: Cili është modeli që do të bëhesh në jetë? Çuni i babit, që hedh njerëz në erë dhe ia hedh pa lagur, se e mbron babi 80 vjeç që vazhdon të kërruset, të zvarritet, që mban peng një komb të tërë që të shpëtojë çunin nga shpërthimet, vrasjet e krimet? Apo do duam të bëhemi si Landi? PS nuk ka vrarë kurrë njerëz me plumba në mish, nuk ka hedhur kurrë njerëz në erë dhe nuk ka promovuar kurrë modelin e çunit të babit, që babi të mbajë peng një vend të tërë, që çuni të shpëtojë nga burgu! Keni ardhur në një parti, ku ne kemi idhuj dhe duartrokasim ata që janë bërë vetë, që kanë talent, që përveshin mëngët dhe kanë ecur përpara vetë”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se lipset një mandat i fortë për Edi Ramën dhe për PS në krye të punëve të vendit. “Kush është socialist i vjetër e mban mend çfarë i ndodhte bashkisë kur qeveria nuk e ndihmoi. E mbani mend fadromën tek “Zogu i ZI”? Imazhin e asaj fadrome që erdhi për të shkatërruar çdo punë të mirë në këtë qytet? Ndaj, siç kam vendosur unë t’i jap një dorë Edi Ramës, dua të shoh duart tuaja. Puna nuk ka mbaruar, misioni nuk ka mbaruar, e ardhmja jonë nuk është akoma gati, kemi plot punë për të bërë, ndaj dua t’ju shoh këto 206 ditë të gjithëve në këmbë për Partinë Socialiste të Shqipërisë, për fitoren tonë”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 01/10/2020 22:05

    Partia socialiste eshte parti e popullit , ashtu si PD e gjithe partite e tjera shqiptare . Nuk besojse ka shqiptare normal - pra shumica derrmuse - te urrejne partite e popullit te tij . Asnje here , partite nukse jane te keqia , jane individ te caktuar , brenda partise , ata qe jane te keqinj . PS-ja nukse eshte , te themi Rama , Velia , Ruci apo kushdo qoft tjeter , antar i saj : Si dhe PD-ja s'eshte Basha , Berisha apo cilido qoft tjeter , antar i saj : prandaj cilido qoft qe kerkon te poshteroi nje parti ,- nga veset , apo bemat e nje individi , apo edhe me shume - jo vetem se eshte teresisht gabim , por duhet te shikoje , moralin , ndergjegjen , arsyen e tij , se sa vlen ai per shoqerine . Sa per PS-ne , per 8 vjet beri ato qe mundi , levizi disi ne infrastrukture , kurse per mgritien e ekonomise ne pergjithesi , dobet ose shum dobet . RRogat dhe pensionet , per rreth 1.5 miliane shqiptare , jane afersisht sa para 8 vjetesh . Jan shtuar tatimet dhe taksat , jane ngritur cmimet dukshem , s'ka vende pune , u larguan me dhjetra apo qindra mije punetor te rinj nga syt- kembet , per mungese te vendeve te punes .Nukse ka asnje marrveshie per tju afruar Evropes , ka shume krim , ne te gjitha fushat e jetes , nuk ka mbrojtie te jeteve njrezore , nuk ka mbrojtie te pasurise se popullit , populli nuk ka dokumente pronesie , te prones , qe saktesisht eshte e tyj . Pra populli nuk ka shprese , se me kete qeverisie , do behet e mundur , te shkojme ne perparim . Atehere , si mendoni ju zoteri Veliaj , keni permbushur detyrimet ndaj popullit , per te kerkuar apo patur edhe nje mandat tjeter ?!.Zoteri Veliaj , do ishte e domosdoshme te trajtoje problemet qe folem me lart , tu jipje atyre trajtimin e nevojshem , si dhe mungesen e realizimit te tyre , per popullin ; se per veten tuaj , sigura i keni realizuar te pritshmet qind per qind . Bej propagant , por mos na u merr me Zaner , Zener ,Lader e dreqi qe ju mori , eshte koha per pune e mirqenie , jo per lojra fjalesh ne hava .

    Përgjigju
  • Kacidhe: 01/10/2020 20:07

    Zeni legeni sy PESHKAQENI i biri kriminelit Berishe dhe spiunes Liri e bija e Milices.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen