Veliaj përuron Klinikën Veterinare
Zgjidhje e qëndrueshme për qentë

Veliaj përuron Klinikën Veterinare<br />Zgjidhje e qëndrueshme për qentë
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar këtë të martë Klinikën Veterinare në  zonën e Kombinatit, e cila pritet t’i japë zgjidhje problemit të qenve të rrugës.
Tashmë këto kafshë do të trajtohen në një klinikë veterinare, me të gjitha standardet, të ngritur me kujdesin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku një grup vullnetarësh të përbërë nga veterinerë kirurgë profesionistë, prej pak ditësh kanë nisur nga puna për sterilizimin e tyre.

“Shumë qytetarë, të cilët nuk i njohin kafshët, mund të kenë pasur incidente me kafshët e rrugës dhe duan zgjidhje të shpejta. Por, vrasja apo helmimi i kafshëve të rrugës nuk është zgjidhje për situatën. Sterilizimi sistematik i tyre është një histori suksesi, që ka funksionuar në të gjitha vendet e zhvilluara. Ndaj, më vjen mirë që me vullnetarët tanë, apo donatorë si TELECOM dhe fondacioni ABC, si dashamirës të kafshëve, dhe qytetarë që i sjellin vetë kafshët e rrugës për t’i sterilizuar, besoj se brenda këtij mandati do të shohim një zgjidhje të qëndrueshme të problemit”, u shpreh Veliaj.

klinika veterinare

Po ashtu kreu i bashkisë ftoi të gjithë qytetarët që të adoptojnë kafshët të cilat janë të shëndetshme dhe të certifikuar nga Klinika Veterinare.

“Dikush që kërkon të adoptojë një qen, s’ka nevojë të harxhojë para për ta blerë, por mund të vijë në klinikën veterinare dhe të adoptojë një qen i cili do të ketë një librezë shëndetësore, matrikulim, një histori të shëndetit dhe të gjitha vaksinat e nevojshme nga mjekët tanë”, tha  Veliaj.

veliaj

 Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit është institucioni përgjegjës për klinikën veterinare dhe ata parashikojnë që në këtë qendër të trajtohen rreth 15 qen në ditë.

“Tirana ka të paktën 15 mijë qen dhe duhen të paktën 1000 ditë nëse do të punojmë me këtë ritëm. Por, unë besoj se jemi në rrugë të mbarë, kemi marrë një vendim të vështirë dhe të drejtë. Falenderoj qytetarët për durimin. Gjashtë muaj donin zgjidhje të shpejta, por derisa nuk patëm zgjidhje të shpejtë 25 vjet, atëherë kjo zgjidhje që ne ofrojmë është zgjidhje e qëndrueshme”, u shpreh Veliaj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet