Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim dy kampionët e boksit, Ermal Hadribeaj dhe Muhamet Qamili. Ai vlerësoi sakrificat dhe arritjet e dy sportistëve të njohur, të cilët përfaqësojnë ngjyrat kuqezi, teksa i cilësoi si ambasadorët më të mirë të vendit.
“Më vjen mirë që e takoj Ermalin pas kaq vitesh, tani që është kampion botëror. Sot them se jam me fat që të kam njohur para se të njihnin të tjerët. Jam vërtet krenar për çfarë ke arritur dhe kur shoh se ke luftuar me dinjitet me një kundërshtar shumë të fortë. Të jam vërtet mirënjohës! Secili prej nesh, pavarësisht se ca e kanë prej detyrës, ca e kanë prej pasionit, është një ambasador i këtij vendi dhe kur njerëzit shikojnë histori suksesi thonë: ‘Ky është shqiptar’”, tha Veliaj.
Ashtu si Ermal Hadribeaj, edhe kampioni i ri, por i talentuar, Muhamet Qamili, ka arritur rezultate të larta në Itali dhe në arenën ndërkombëtare.
“Jam shumë krenar për brezin e ri që po vjen. Përpjekja jote në Romë është shpërblyer. Kur shoh që ka sportistë italianë që bëhen shtetas shqiptarë, sigurisht që më vjen shumë mirë, por nuk e fsheh dot që jam superkrenar se pavarësisht ofertave, pavarësisht tundimit për të qenë pjesë e një shteti të madh e ndoshta, le të themi e financave më të forta, secili prej jush ka zgjedhur të mbajë flamurin tonë”, shtoi Veliaj.
Kreu i Bashkisë u shpreh se sot është e rëndësishme që çdo shqiptar përmes punës së tij të promovojë Shqipërinë kudo ku jeton.
“Sot Shqipëria nuk është në luftë, nuk ka nevojë ta mbrosh atdheun me pushkë, por vlen çdo gjest që inkurajon atë që është ‘brand’ i Shqipërisë, flamurin tonë kuq e zi dhe na bën edhe ne të tjerëve të ndihemi krenarë. Kini parasysh se siç u takuam para 7 vitesh, kur ti shikoje një brez më të rritur dhe merrje kurajë prej tyre, sot ka çuna e goca që ju shohin në televizor dhe thonë: ‘Ata ia dolën dhe nuk ishin me tapet të kuq, nuk i kishin prindërit të famshëm, nuk ishin rritur në Bllok’”, deklaroi Veliaj.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
O Lali Pinoku,po rrugën Ndroq-Plepa kur do e Boni me 4 korsi!
Përgjigju