Veliaj pret në takim presidentin slloven, i dhuron çelësin e qytetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, forcimin e bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve sllovene, si dhe organizimin e samitit të nivelit të lartë të Brdo-Brijunit që do mbahet në maj në Tiranë, ku të pranishëm do jenë krerët e shteteve të rajonit, si dhe drejtuesit e lartë të BE-së.

Sic njofton Bashkia e Tiranës, Kryebashkiaku Veliaj falenderoi presidentin Pahor për vizitën dhe theksoi se krahas bashkëpunimit mes shteteve, i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi mes qyteteve, si ofruesit e parë të shërbimeve për qytetarët. “Jam i lumtur që jeni në Tiranë. Është e mrekullueshme të kesh shtete që punojnë së bashku, kombe që punojnë së bashku, por mendoj se në kohët moderne është gjithashtu e rëndësishme që qytetet të punojnë së bashku, sepse besoj që njerëzit spikasin në jetën publike nëpër qytete, spikasin në Ljubljanë, spikasin në Tiranë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Në shenjë mirënjohje dhe miqësisë që ekzistojnë mes dy shteteve tona, Veliaj i dhuroi presidentit Pahor “Çelësin e Tiranës”, si simbolikë se është gjithmonë i mirëpritur në Shqipëri. “Në emër të qytetarëve të Tiranës, dëshiroj t’ju dhuroj “Çelësin e Tiranës”. Ne kemi një histori për këtë: Kur të afërmit që na vinin për vizitë, largoheshin nga shtëpia jonë, u jepnim një kopje të çelësit të shtëpisë. Pyetja është pse? Sepse ishte e vetmja gjë që kishim. Ideja ishte që kur një kushëri, i afërm, ose mik të vinte në qytet, të kishtë nje vend ku të mund të vinte kurdo. Ky është çelësi juaj i Tiranës, tani ju e dini rrugën dhe ju lutem ejani kurdo, pa qenë nevoja të lajmëroni”, u shpreh Veliaj.

Presidenti Pahor shprehu mirënjohjen për vlerësimin e bërë nga Bashkia e Tiranës dhe theksoi se Samiti i Brno-Brijunit do jetë një mundësi shumë e mirë prezantimin e vlerave evropiane të Shqipërisë. “Shumë faleminderit zoti Kryebashkiak! Ishte kënaqësi të bisedonim së bashku dhe shoh mundësinë të takohemi edhe njëherë tjetër në pak muaj. Tirana do të mirëpresë Samitin e Brno - Brijunit, krerët e shteteve do jenë këtu, të ftuar nderi, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, ndaj do të jetë një moment emocionues për Ballkanin Perëndimor. Unë shpresoj se do jetë i mirëorganizuar dhe procesi politik do jetë në rrugë të mbarë”, tha presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Objektivi kryesor i procesit Brdo-Brijunit është mbledhja e të gjithë presidentëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe Sllovenia dhe Kroacia, për të forcuar dialogun politik, për të rritur nivelet e besimit dhe për të promovuar zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe rajonale të pazgjidhura.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)