Veliaj pret Presidentin e Parë të Parlamentit të Landtag-ut të Vjenës: Mirënjohje për ndihmën në zhvillimin e arsimit profesional

Veliaj pret Presidentin e Parë të Parlamentit të Landtag-ut të Vjenës: Mirënjohje për ndihmën në zhvillimin e arsimit profesional

Pamje nga takimi mes Erion Veliajt dhe Ernst Woller

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti Presidentin e Parë të Parlamentit të Landtag-ut të Vjenës, Ernst Woller, qytet i cili zbaton prej vitesh një projekt për arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri. Pjesë e këtij projekti është edhe konvikti i Shkollës së Mesme Ekonomike të Tiranës, ku Veliaj dhe Ëoller zhvilluan një vizitë, për të parë nga afër realizimin e tij nga Agjencia Austriake për Arsimin.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi kontributin e dhënë për arsimin profesional në Tiranë nga qeveria austriake. Ai shtoi se ky investim ka rritur jo vetëm cilësinë e arsimit, por edhe sigurinë e prindërve, që i dërgojnë fëmijët në shkolla larg vendbanimit të tyre.

“Kur shikoj si është rrethuar hapësira, por edhe pastërtia dhe afërsia e konviktit me shkollen, ndihem mirë për faktin se fëmijët janë në një hapësirë të sigurt, ku ushqehen mirë, ku ka kujdestarë dhe kamera. Çdo prind ndihet i sigurt kur e sjell me besim fëmijën e tij këtu, sidomos në konvikt - se unë e kuptoj fëmijën që shkon në shkollë nga ora 8:00 deri në 13:00, por kur rri edhe natën këtu, do të thotë se ka një besim më të madh. Prandaj, shumë faleminderit për ndihmën! U jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që merren me engjëjt tanë përditë dhe sigurohen që ta kthejnë Tiranën, që është motori gjenerator kryesor i Shqipërisë, por edhe gjithë Shqipërinë, drejt punëve që kanë bereqet dhe duk,” u shpreh Veliaj.

Presidentin e Parë të Parlamentit të Landtag-ut të Vjenës, Ernst Woller, nga ana e tij falenderoi kryebashkiakun Veliaj për bashkëpunimin, që sipas tij, e ka bërë edhe më të lehtë punën për realizmin e projektit.

“Ne jemi ngarkuar nga qyteti i Vjenës për realizimin e një projekti që e shigjeton problematikën nga tre këndvështrime të ndryshme: nga pikëpamja fizike, pra për sa i përket mjediseve dhe infrastrukturës; nga ana psikologjike, për të gjithë ata që jetojnë këtu, dhe ku kanë të përditshmen e tyre, dhe sigurisht që këtë e realizojmë më së miri me anë të edukatorëve tepër të kualifikuar; së treti, është sigurisht fitimi i besimit të prindërve, që duhet të dinë se fëmijët e tyre janë në duar të sigurta. Ndaj, dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia për këtë bashkëpunim të suksesshëm, për ju i nderuar Kryetar, por gjithashtu edhe kryetarëve të tjerë të bashkive të rretheve të tjera, ku ne kemi pasur disa nga bashkëpunimet tona më të frytshme,” u shpreh Ëoller.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit