TIRANE - Pak orë nga dhënia e dorëheqjen nga posti i ministrit të Mirëqenies, Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama prezantuan projektligjin e ri për zejtarinë, çka konsiston në hapjen e një dhome të vërtetë mjeshtrash e zejtarësh zanati i të cilëve sigurohet përmes certifikimit. Veliaj tha se ky projektligj vjen si një frymëzim nga modeli gjerman, i cili veç të tjerash sipas tij do të krijojë lehtësi për sipërmarrësit.
“Mbaj mend teknikun e lavatriçes në filmin “Edhe ashtu edhe kështu” që si një mënyrë për të takuar vajzën që donte, bëri si tekniku i lavatriçes, apo shprehjen “ekspert i midhjes dhe peshkut”. Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë teknikët e vërtetë. Tani kemi një dhomë të vërtetë zanatesh si 100 vjet më parë që kishim dhoma të mjeshtrave dhe zejtarëve që siguroheshin që njerëzit të certifikohesh. “Shqiptarët janë çirak të gjithçkaje po mjeshtër të asgjëje”. Me këtë ligj rregullojmë ata që janë mjeshtra. Për sipërmarrësit edhe punësimi do të jetë më i lehtë kur një punonjës është i certifikuar nga Dhoma e Zejeve, sepse merr dikë që e ka aftësinë të drejtojë ekipin dhe të punojë në procese të sofistikuara. Me vjen mirë që një nga punët e fundit është ky ligj i zejeve që disa njerëz të punësohen dhe të punësojnë”, tha Veliaj.
Ministri Veliaj vlerësoi se modeli gjerman i ndjekur në disa nisma që ministria e tij ka marrë deri më tani, çoi vendin në drejtimin e duhur.
“Morëm një vendim në drejtimin e duhur kur hapëm zyrat e punës. Lidhja jonë me Zyrën Gjermane Federale të Punësimit dhe kopjimi i atij modeli që funksionon na solli shumë avantazhe. Më vjen mirë që kopjuam Gjermaninë edhe në shkollat profesionale. Besoj se kemi ndërmarrë ligje që na çojnë në drejtimin e duhur”, u shpreh ministri.
Në prezantimin e kësaj nisme te re kryeministri Edi Rama deklaroi se arsimi profesional është faktor shumë i rëndësishëm në luftimin e papunësisë. Dhe kjo sipas kreut të qeverisë është kuptuar dhe nga të rinjtë, ku janë 40 % të vajza e djem, që aplikojnë në këto shkolla.

“Jemi të vetëdijshëm që kemi trashëguar një Shqipëri të dërrmuar nga varfëria e aspiratave, se kjo është varfëria që sjell të gjitha varfëritë e tjera. Mungesa e aspiratave ka bërë që në të gjitha aspektet që kanë qenë në fokus të punës së Veliajt ne të trashëgojmë një situatë skandaloze. Kjo ka bërë që në vend se ndihma ekonomike të shkojë tek ata që e meritojnë të shpërndahet mes atyre që nuk e meritojnë në formën e një bakshishi politik. Mungesa e aspiratave ka bërë që mbështetja për personat me aftësi të kufizuar të jetë thjesht si shprehja: Më ka çu nëna me la gojën dhe mos të ketë asnjë politikë për tii integruar dhe mbështetur. Mungesa e aspiratave ka bërë që në Shqipëri për vite të tëra të rinjve t’i jepej si i vetmi destinacion i mundshëm universiteti dhe t’i servirej një fabrikë që prodhonte diploma të cilat bleheshin Ne i kemi shpallur luftë varfërisë së aspiratave që e ka ushqyer këtë vend në mënyrë të vazhdueshme me iluzione e gënjeshtra dhe në fund me atë shprehje: hë mos se Shqipëri është edhe Shqipëria kështu e ka. Çelësi i suksesit është bashkëpunimi me sipërmarrësit. Deri dje kishte shkolla profesionale që ja mësonin zanatin me fotografi. Duke marrë shembullin e Gjermanisë, kemi bashkuar shembullin me teorinë. Zejet dhe zanatet do të jenë një nga armët që do të kenë të rinjtë në dorë nesër në tregun e lirë të punës në tregun evropian. Projekti është frut i një bashkëpunimi me një dhomë të tregtisë me Gjermaninë. Jemi në një sipërmarrje, që është model suksesi të një sipërmarrje të bazuar tek puna e kualifikuar dhe nuk është e vetmja, të tjera do e pasojnë nëse forca e kualifikuar e punës për këto procese do të shtohet”, - u shpreh Rama.
Rama: Veliaj, i duhuri për bashkinë Tiranë
Kryeministri Rama edhe njëherë gjatë prezantimit të kësaj nisme, theksoi se ministri Erjon Veliaj është kandidati i duhur për Bashkinë Tiranë, dhe që sipas tij do të bëj atë që në Tiranë nuk është bërë në 20 vitet e fundit.
“Duke u zotuar që do të gjejmë një zëvendës për një nga ministrat më punëtorë të qeverisë që pas pak ditësh do t’i përkushtohet një përpjekje të re për ta kthyer Tiranën në drejtimin e duhur dhe për të bërë për Tiranën shumëçka që ka mbetur pa u bërë në 4 vitet e shkuara dhe edhe më shumë se kaq. Atë që nuk është bërë në 20 vjet të marra së bashku”, tha Rama.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO