Veliaj: Programi i PS-së më i miri! Kriteri që të jesh kandidat i LSI-së është, të kesh dosje në SPAK (VIDEO)

Partia Socialiste e ka përmirësuar jetën e gjithsecilit, sa herë ka drejtuar vendin. Me këtë mesazh iu drejtua banorëve të Njësisë 4 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shtoi se programi i PS-së është më i miri për Shqipërinë, pasi ndihmon qytetarët në çdo stacion të jetës së tyre.

Nga ana tjetër, Veliaj deklaroi se PD-LSI janë një grup humbësish, që tani kanë edhe probleme me SPAK-un.

“Fyerja më e madhe është kur sjellin gjithë humbësit në Tiranë. LSI-ja ka sjellë këtu këdo që skualifikon “Vettingu”, të gjithë çfarë kanë dosje në SPAK. Është bërë kriter: që të jesh kandidat i LSI-së, sa më e madhe dosja e abuzimeve në SPAK, aq më të madh duhet ta kesh haraçin për të shpenzuar në fushatë. Kriter për të qenë kandidat i LSI-së është SPAK-u”, vijoi ai.

Kryebashkiaku shtoi se ashtu si në çdo njësi, edhe te Njësia 4, kanë qenë të shumtë ata që janë larguar nga radhët e LSI-së, pasi kuptuan se ajo ishte një parti private, që po ndante të majtën “për t’ia vënë në prehër Saliut”. Gjithashtu, Veliaj tha se mirëpret edhe të ardhurit nga PD-ja, të cilët panë se ishin në një parti me ish-komunistë e ish-sigurimsa. 

“Më vjen shumë mirë kur dëgjoj se po afrohen gjithmonë e më shumë edhe ata që përkohësisht u larguan te LSI-ja, me shpresën se ishte një alternativë e majtë. Por, e kuptuan se ishte një parti private që do ta shqyejë të majtën, t’ia vërë në prehër Saliut. Edhe ata që po ikin nga PD-ja, më vjen mirë që janë bashkuar me ne, se e kuptuan që ata që ulërisnin “liri demokraci” në fakt ishin ish-komunistët, ish-sigurimsat. Saliu me shokë, sekretari i fundit i partisë”, sqaroi Veliaj.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 25/02/2021 15:31

    Rrnofte Birisha Komunisti i devotshem dhe Sekerat i Partise Puneds

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë