Veliaj: Projekti i ’100 lagjeve’, buqeta investimesh për çdo zonë

Veliaj: Projekti i ’100 lagjeve’, buqeta investimesh për çdo zonë

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj mbajti sot një takim me urbanistë dhe arkitektë për hapësirat publike në Tiranë.

Në takim, ai deklaroi se çdo vit do të ndërhyhet në 25 lagje dhe në fund të mandatit ky numër do të shkojë në 100.

Ndër të tjera, ai ka dhënë edhe arsyen përse tashmë vjen me projekte paketë. Sipas tij këto investime vlejmë më shumë sesa thjeshtë disa arna që shkojnë ndër vite.

“Ajo që kemi parë është se na merr shumë kohë implementimi i projekteve ad-hoc, pra një rrugë këtu, një park këtu, një çerdhe këtu, një kopsht këtu, një kënd lojërash këtu, një ujësjellës këtu, ku disa zonave ne i kthehemi disa herë. Organizimi në nivelin e një buqete investimesh për një lagje të tërë ku i hyhet me themel si infrastrukturës nëntokësore, utiliteteve dhe infrastrukturës mbitokësore, por edhe infrastrukturës sociale, çerdhe, kopshte e kënde lodrash, ja vlen më mirë të bëhen si një buqetë sesa me disa arna që shkojnë ndër vite. Kështu që kjo është arsyeja që pse jeni larguar nga ideja e projekteve ad-hoc në idenë e projekteve paketë. Dhe një nga gjerat që do të bëjmë është që çdo vit duam që të investojmë në 25 lagje, ta bëjmë këtë me themel dhe ta bëjmë këtë nëpërmjet disa konkurseve të arkitekturës, ku të kemi atë që quhen projektet me një firmë arkitekturore që i shkon deri në fund që nga punimet industriale që janë uji, kanalizimet e deri te ato estetike dhe te arkitektura e peisazhi që ne duam të lëmë si trashëgimi në këto 100 lagje ose 25 blloqe banimi çdo vit”, tha Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben tironci: 26/06/2019 18:26

    Mjaft rrejte Tironcit nuk ka vezhgues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend