Veliaj protestuesve të PD nga Kamza: Tani që ua bëmë një Bulevard të Ri, mund të vini në Tiranë të protestoni për çdo gjë

Veliaj protestuesve të PD nga Kamza: Tani që ua bëmë një Bulevard të Ri, mund të vini në Tiranë të protestoni për çdo gjë

Kryebashiaku Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve te 'Bulevardi i Ri'

Ndërsa Bashkia e Tiranës po i afrohet finishit të ndërtimit të Bulevardit të Ri, nga ana tjetër Bashkia e Kamzës, jo vetëm që s’ka bërë asgjë për të lidhur dy anët e lumit Tirana, por në vazhdimësi vijon të tregohet jo bashkëpunuese dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve, të ndosë ambientin përreth.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot lajmëroi hapjen e segmentit të dytë dhe inspektoi punimet për segmentin e tretë të Bulevardit të Ri, nuk e la pa koment situatën e krijuar në anën tjetër të Lumit të Tiranës, në Bashkinë e Kamzës. Sipas tij, në vend që Bashkia e Kamzës të punojë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj, sjell çdo ditë në Tiranë protestues që pengojnë projektet e Tiranës, duke iu referuar protestave për Unazën e Madhe. 

“Teksa shoh kontrastin, tani që po i afrohemi lumit dhe ku investimi ynë i lumit të Tiranës na ndan nga bashkia që vjen e proteston çdo ditë në Tiranë; teksa shoh që ana përballë lumit vazhdon e hidhen plehra, të digjen plehra, i gjithë tymi vjen në Tiranë, u them që ju mirëpresim! Tani ju kemi bërë edhe një bulevard të ri, mund të vini të protestoni për çdo gjë, por fillimisht na tregoni, si e bëni ju këtë punë! Dhe para se të mobilizoheni të rrëzoni qeverinë dhe ata që kanë sjellë gjithë këtë zhvillim e progres për Tiranën, na thoni nga kush duhet të marrim shembull”, u shpreh Veliaj.

Ai u shpreh se pavarësisht këtyre përpjekje për të bllokuar punët, Tirana do ecë përpara duke çuar deri në fund projektet e transformimit të saj. “Unë nuk besoj që në Tiranë duhet të vazhdojnë të hidhen më plehra në lumë apo në Lanë, apo në Erzen; nuk besoj se duhet të digjen më plehra, ndërkohë qe kemi një mënyrë moderne sot të përpunimit; nuk besoj që rruga, dhuna, pengesa, sabotimi është mënyra për të ecur përpara”, tha kryetari i bashkisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genci: 05/02/2019 02:02

    Ne fund te bulevardit eshte Paskuqani qe ka qene historikisht pjese e Tiranes o Lali Eri. Por ja kaluat Kamzes se ju prishte pune ta mbanit ne Tirane se rrezikonit mos te fitonit bashkine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja