Ministria e Mirëqenies Sociale ka publikuar 1 184 vende të lira pune në portalin online të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Lajmi për vendet e lira të punës bëhet i ditur nga ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, i cili i bën thirrje qytertarëve të interesuar që të aplikojnë për këto vende pune, dhe të mos humbasin kohë.
Vendet e lira të punës, janë në sektorin privat dhe në administratë. Këto mundësi punësimi konsistojnë kryesisht si vende pune për profesione si inxhinier, infermier, punëtor, roje, shofer,etj
Gjithashtu mundësi punësimi në portalin www.puna.gov.al ofrohen edhe për profesione të tjera, si bankier, operator IT, modelist, etj.
Qytetarët e interesuar për këto vende mund t’i shohin ato në portalin www.puna.gov.al dhe të aplikojnë.
(Foto/Portali i Shërbimit Kombëtar të Punësimit)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)