Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një foto nga Tirana gjatë kohës së qeverisjes Demokratike. Në foto shihet gropa ‘Sejdia’ me të cilën Veliaj ironizon PD-në. Ai thekson se opozita e tanishme kur ishte në pushtet ishte kail ta kthente të gjithë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash, ndërsa siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më.
““Urban Pool”. Një foto e Tiranës nga Robert Pischler në zenitin e qeverisjes SHQUP-ore të kryeqytetit. Kur i referohem “partisë së shpellës” kam parasysh lehtësinë e papërballueshme me të cilën janë kail ta kthejnë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash! #NeverAgain”, shkruan Veliaj
Publikimi i kësaj fotoje vjen në një kohë kur deputetët dhe militant të PD-së po protestojnë në zonën e Unazës së Madhe në mbështetje të banorëve, banesat pa leje të të cilëve do të prishen, pasi preken nga projekti.
kete gropen sikur e mbylli Luli??!!
Përgjigju