Veliaj për Report Tv: Shmangim klasat kolektive në fshat, transport falas për t'i çuar fëmijët në qendër (VIDEO)

TIRANË - Një ndër prioritet e Bashkisë së Tiranës është shmangia e mësimit në klasa kolektive, një fenomen që gjen ende zbatim në disa fshatra të kryeqytetit. Fëmijë që në një klasë bëjnë mësim së bashku edhe pse janë në klasa të ndryshme, nga e para në të nëntën, kjo për efekt se nuk ka shumë fëmijë. Në një intervistë për Report Tv, me gazetaren Doris Sallaku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky fenomen do të zhduket pasi Bashkia do të sigurojë transportin falas për fëmijët e fshatrave në mënyrë që të shkojnë të mësojnë në klasat respektive në qendër. 

"Ka shkolla kolektive ku në një klasë bëjnë mësim të gjitha grupet. Do të bëjmë transportin falas në vendet periferike për të shmangur shkollën e fshatit me klasa kolektive. Disa mini shkolla fshati do t'i bëjmë në shkolla në qendër, këtë do të bëjmë këtë vit, do të bëjmë shkolla të mëdha dhe transport flas për fëmijët", tha kryebashkiaku.

Veliaj e quajti një nga fillimet e shkollës më normale, për shkak të shmangies që ju bë edhe trafikut rrugor. Falenderimin nuk e pati vetëm për efektivët e policisë të bashkisë dhe atyre rrugorë, por edhe për prindërit që i morën fëmijët përdore duke shmangur makinat.

"Kemi pasur një nga fillimet e shkollës më normal. Nëse shtatori identifikohej si fillim i trafikut ky ka qenë një fillimi mbarë. Falenderoj efektivët e policisë në Tiranë për menaxhimin e trafikut, për shoqërimin e fëmijëve për të kaluar në vijat e bardha, do të vazhdojmë me këtë traditë. Kur ne shqiptarët e ndajmë të mos bëhet histeri dhe gurgule shkon çdo gjë fjollë. Një falenderim për prindërit që i morën fëmijët në këmbë përdore, me biçikletë dhe shmangën trafikun, do i sugjeroja ta bëjnë gjithmonë. Shembulli i sotëm është një etalon i ri që kemi vendosur", tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai bëri të ditur se do të vazhdojnë masat shtrënguese ndaj qarkullimit të furgonëve në mëngjes, ku ora 07:00 e mëngjesit deri në 09:00 do të jetë e gjitha e dedikuar transportit të fëmijëve, dhe nuk do të lejohen të qarkullojnë në qendër automjetet furgonë jashtë këtij qëllimi.

Një ndër sfidat e tij mbetet po ashtu edhe eliminimi i mësimit me dy turne, që edhe pse është reduktuar, bëhet ende në disa shkolla. Po ashtu, qytetari i parë i Tiranës, tha për Report Tv se vitin tjetër do të hapen disa shkolla të reja.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 16/09/2019 14:02

    E drejta, e mira dhe e verteta.Shkollimi I gjithe fmeijev shqiptar.Skollat me nxenes nen nivelin e lejuar, te sigurohen me ushetim dhe shkollim ne shkollen me te afer,Por kam edhe nje kerkese.Lutem shume gjithe strukturat dhe nivelet, qe femijet e familjeve te mbyllura, mos te trejtohen jashtligjeshem,jashte Kenunit Bibleas e Kur'anit.Femijet nuk mbyllen per hasmi familjare me asnjeren norme te deritahsme,Kush ka te drejte te mbyll femijen,ta ndaje nga loja,ta ndaje nga shkolla,Kanuni kurr4sesi.Kur'ani hiq fare.Bibla ne asnje mentyre e Ligji,t ash jmei shtet morderrn me Kushtetute, lirgje e nenligja.Pse veprohen keshtu ende ne Sqhiperi?!Kush ka te drjte te vepron kaq ashper jastligjeshem e jashkombetar?!Ku jane ligjet?!Ku eshte shteti?!Ku eshte populli,mesuesi yne I madh?!Mjaft me!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë