TIRANE - Në ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj, dhe zëvendësministrja Brunilda Paskali si dhe Ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi kanë ngjitur shkallët e Muzeut Kombëtar me sy të lidhur për të treguar vështirësitë që hasin të gjithë personat me aftësi ndryshe në të përditëshmen e tyre.

Gjatë takimit të grupit të punës për aksueshmëri ndërtimore të personave me aftësi të kufizuar. Ministri Veliaj është ndalur në gatishmërinë që ka treguar kjo ministri për proçesin e vlerësimit dhe të planifikimit të objekteve në të cilat do të ndërtohen rampa dhe do të vendosen ashensorë.

"Kjo nismë është ndërmarrë nga Ministria e Mirëqënies Sociale e mbështetur nga kryeministri. Dua të falenderoj te gjithë ata që pranuan sfidën tonë teksa po hynit për të mbuluar sytë dhe për të përjetuar për pak sekonda se cfarë stresi shkaktohet dikujt në një ambient që është i pa aksesuesshëm kur nuk kam mundësi të shoh. Këtu bëhet fjalë për mijëra shqipëtarë e bashkëqytetar të cilët nuk kanë akses, nuk kanë ndihmën apo nuk kanë mjetet e tjera të nevojshme që të mund ti drejtoj dhe ti orjentojë teksa kërkojnë të marrin shërbime nga qeveria shqiptare dhe gjithë institucionet e shtetit tonë." tha Veliaj

26 studentë të Arkitekturës kanë inspektuar dhe vlersuar rreth 77 objekte duke përfshirë të gjitha ministritë për ndërtimet pa barriera. Informacioni mbi gjendjen ekzistuese të këtyre objekteve por edhe projekt ide për ndërhyrjet e nevojshem u janë vënë në dispozicion ministrive.Investimet për përshatëshmëri në buxhetin e 2015 i kanë përfshirë Ministria e Shëndetësisë , Ministria e Integrimit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Zhvillimit ekonomik tregtisë dhe sipërmarrjes , ndërsa ministria e Kulturës ka realizuar përshatshmërinë në dy objekte , Muzeun Historik Kombetar dhe Pallatin e Kongreseve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)