TIRANË, 26 nëntor/ATSH-Z.Tosku/-"Dashuria e mund urrejtjen dhe drita mund errësirën", është shprehur Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë , Erion Veliaj, në aktivitetin e organizuar sot nga Agjencia Kombëtare e Turizmin, mbi turizmin e harmonisë fetare në Shqipëri në ambjentet e Bunk 'art.
"Përme këtij aktiviti është tentuar një Shqipëri që nuk ka vetëm bekimet e zotit por ka edhe një pasuri të madhe njerëzorë që u dëshmua shumë në vizitën e Papa Francesku, ku Shqipëria duhet ta promovojë diversitetin e saj në besim edhe më shumë", u shpreh Veliaj.
Mesazhi i këtij takimi sipas tij lidhet me "mënyrën sesi ketë vëllazëri që ne kemi me njëri-tjetrin të kemi mundësi tja përcojmë botës dhe jo vetëm të hapim ketë lloj bunkeri për të huajt por cdo lloj bunkeri që kemi në mëndje ndaj të huajve dhe fillimisht ndaj njëri tjetrit".
Sipas Veliaj, njerëzit e besimit kanë qënë njerëzit që kanë qënë pjesë e vuajtjes së komunizmit por sot ky takim na tregon besimin dhe shpresën e patundur për një Shqipëri, ku njerëzit e zotit nuk humbasin por japin kontributin e tyre për të mirën.
Ndërkaq, ai shtoi se pas shtetit, njerëzit e besimit dhe komunitete e besimit janë ata që japin ndihmën sociale.
"Ndaj duke u përulur me respekt për martirët, njërëzit që përfaqësojnë besimin në zot, janë sot të respektuar dhe japin kartolinën më të bukur të Republikës tonë", nënvizoi Veliaj.
Ky aktivitet u organizua nga Agjencia e Turizmit në bashkpunim me Komunitetin e Kulteve,
/f.n/









