Veliaj rikonfirmon se statusin e jetimit e lëshon vetëm Shërbimi Social Shtetëro
TIRANË, 3 Tetor/ATSH-Z.Tosku/- Statusin e jetimit, të personave të verbër, apo me aftësi të kufizuara, e jep vetëm ligji, nëpërmjet një akti shkresor i cili lëshohet nga Shërbimi Social Shtetëror. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, zgjodhi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve për t’u bërë thirrje qytetarëve […]
TIRANË, 3 Tetor/ATSH-Z.Tosku/- Statusin e jetimit, të personave të verbër, apo me aftësi të kufizuara, e jep vetëm ligji, nëpërmjet një akti shkresor i cili lëshohet nga Shërbimi Social Shtetëror. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, zgjodhi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve për t'u bërë thirrje qytetarëve që për çdo kërkesë t'u drejtohen vetëm zyrave të shtetit.
Në fjalën e tij, ministri Veliaj i cilësoi një fenomen të rëndë rastet e shfrytëzimit të fëmijëve jetimë nga persona të përfaqësuar në emra organizatash fantazëm, si dhe theksoi se strukturat shtetërore do të nxjerrin përpara përgjegjësisë penale të gjithë këta persona për krimin e kryer.
"Çdo shoqatë që vazhdon të lëshojë vërtetime me efekt përfitimin e shërbimeve falas është duke shkelur ligjin dhe do të përballet me pasojat e kësaj vepre", deklaroi Veliaj. Duke iu rikthyer temës së mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, ministri Veliaj nënvizoi se në pak kohë, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Brendshme, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve dhe organizatave të shoqërisë civile, mund të trajtojne mbi 100 raste të fëmijëve në rrugët e Tiranës. Ai theksoi se pesë persona janë në ndjekje penale për shfrytëzim të fëmijëve dhe veprën e trafikimit; në gjendjen civile janë regjistruar mbi 126 fëmijë që u ishte privuar e drejta për një identitet ligjor; si dhe janë ndërmarrë nisma që synojnë përfshirjen, paisjen me aftësi profesionale falas për familjet dhe të rinjtë në nevojë.
"Me reformimin e ndërmarrë në skemën e ndihmës ekonomike, nga e cila përfitojnë mbi 70 mijë fëmijë në Shqipëri, tashmë ndihma ekonomike tërhiqet vetëm nga nënat dhe për çdo fëmijë që ndjek rregullisht shkollën dhe vaksinohet, jepet një shtesë në ndihmën ekonomike në vit prej afro 40 dollarësh", u shpreh ai.
Sipas tij, reforma e shërbimeve sociale synon krijimin e shërbimeve të integruara për çdo kategori në nevojë. /a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45