Kryebashkiaku Veliaj në një takim me nxënësit e studentët ekselentë u shpreh se Bashkia e Tiranës do të rikthejë Rinfest, i cili nuk bëhet që nga viti 2010, festivali rinor i të gjithë gjimnazeve të kryeqytetit. Në fjalën e tij para nxënësve Veliaj theksoi edhe krijimin e një Këshilli Rinor Bashkiak i cili do të përbëhet nga 61 anëtarë nga gjimnazet dhe Universitetet si dhe do të rikthehen bursat për më të mirët
“Këshilli Rinor i Tiranës do të jetë një pasqyrë rinore e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili do të ketë 61 anëtarë nga gjimnazet, universitetet, organizatat jo qeveritare”, sqaroi Veliaj. Sipas tij, secila shkollë do të ketë të paktën një anëtar, që do të jetë kryetari i senatit të shkollës, për të garantuar që çdo gjimnaz i Tiranës të ketë një vend në Këshillin Bashkiak të të rinjve të qytetit.
“Nuk mund ta fillonim vitin e ri shkollor pa vlerësuar 100 nxënësit më të mirë të Tiranës. Aseti numër një në qytetin tonë janë njerëzit. Por, midis 1 milion njerëzve që ka sot Tirana, aseti më i vyer janë nxënësit e shkëlqyer të saj”, tha Veliaj. Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë një sërë nismash që u vijnë në ndihmë të rinjve të qytetit, në veçanti atyre që janë më të mirët në mësime. Një prej nismave që kryebashkiaku Veliaj njoftoi ishte edhe rikthimi i bursave për të gjithë nxënësit e shkëlqyer.
“Në buxhetin e ri të bashkisë do të propozojmë rikthimin e bursave për studentët më të mirë. Jo se ato para e nxjerrin një familje nga varfëria, jo se mjaftojnë për të plotësuar çdo dëshirë, por sepse është një mënyrë për të thënë që edhe taksapaguesit e Tiranës japin diçka për më të mirët e qytetit”, u shpreh Veliaj, duke prezantuar edhe një nismë tjetër të bashkisë, siç është promovimi në publik i nxënësve më të mirë të shkollave të Tiranës, si një mënyrë për të treguar fytyrat e atyre që punojnë fort gjatë gjithë vitit shkollor.
Kreu i Bashkisë ndër projektet e ardhme të Bashkisë citoi se data 22 shtator do të jetë një ditë pa makina për ti dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të shijojnë lirshmërinë në rrugët e Tiranës. Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të vlerësojë kontributin e tyre duke theksuar se të gjithë luftojmë të hedhim themelet për 20-30 vitet e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.
“Duke filluar nga dita e enjte, do të nisim javën e Tiranës pa makina. Kjo do të thotë se për shkollat që do të përdorin më shumë biçikleta, do të sigurohemi që aty të instalojmë një parkim biçikletash, si një mënyrë për të promovuar një jetë më të shëndetshme dhe transportin alternativ”, tha Veliaj.
Duke vënë në theksin në disa gjëra që ende nuk kanë ndryshuar në mentalitetin dhe sjelljen tonë prej së kaluarës, kreu i Bashkisë së Tiranës është shprehur se shpesh njerëzve u shihet guna dhe jo puna, por kjo gjë nuk duhet të qëndrojë më në fuqi dhe se duhet bërë gjithçka për ta hedhur poshtë e për të mos e marrë parasysh.
“shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë këta dy vjet falë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe gjithë ekipit që po punon për arsimin, por ca gjëra nuk kanë ndryshuar dhe nuk kanë ndryshuar mentalitetin. Nuk ka ndryshuar ende mentaliteti, pasi njerëzit nuk pyesin si je me mësime, por nga je, apo si e ke mbiemrin. A thua se mbiemri, apo prejardhja, apo raca, kanë më shumë rëndësi se kush je ti në të vërtetë. Dhe në fakt ne vazhdojmë të themi se kush je dhe unë besoj se për këtë mentalitet sado të përpiqet ministria e Arsimit apo qeverisë, nuk do ta ndryshojnë, sepse ka të bëje me kulturën. Kjo është arsyeja që ne e hapnim këtë vit shkollor duke patur një pritje dhe një ceremoni për të vlerësuar 100 nxënësit më të mirë të Tiranës”- tha Veliaj
Veliaj preku edhe njëherë cështjne e transportit të mjeteve të shërbimeve dhe lëvizjen e tyre gjatë kohës së orarit që nxënësit duhet të shkojnë në shkollë.Ai shtoi se në një muaj qyteti i Tiranës humb 33 mijë orë mësimi vetëm nga lëvizja e këtyre mjeteve dhe Tirana nuk e ka luksin për një gjë të tillë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, theksoi vëmendjen që qeveria i ka dhënë nxitjes dhe promovimit të nxënësve dhe studentëve më të mirë. “Rinisë tonë nuk i mungon pasioni për të arritur majat e vlerësimit në të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar. Ndaj, ne, shumë-fish kemi përgjegjësi për t’ju mundësuar një të ardhme më të sigurt, një të ardhme më të mirë, shkolla më cilësore, mësues më dinjitozë, një partneritet shumë herë më të shëndetshëm mësues-prindër dhe nxënës, dhe padyshim për ta bërë ëndrrën tuaj realitet një orë e më parë”, deklaroi Nikolla.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO