TIRANE, 14 Korrik /ATSH/- Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinise Erion Veliaj u shpreh sot, gjatë prezantimit të punës së bërë në 300 ditët e qeverisjes se, është bërë e mundur rritja e punësimit, dhe rritja e sigurimeve shoqërore për rreth 44 mijë persona.
Dua të theksoi deklaroi Veliaj se, për herë të parë fondi i akosrkuar për ish-të përndjekurit është më i madhi deri më tani, ndërsa ky proces do të vijojë me trasparencë dhe në mënyrë korrekte. Ne kemi hapur zyra pune në shumë qytete të vendit, si pika që orjentojnë punësimin, ndërsa përmes sistemit dual, do të orientojmë rininë drejt tregut të punës, u shpreh ministri . "Ne kemi hartuar një strategji për punësimin. Nga të punësuarit 25% prej tyre e them me krenari se janë vajza"-tha Veliaj duke nënvizuar se në 3 muajt e parë të vitit 2014 kemi arritur 10% më shumë punësim kryesisht në sektorin privat. Po ashtu janë rritur sigurimet shoqërore me 43 900 persona më shumë. e,xh/./a.g/












