Veliaj: Saliu, Luli, Mona dhe Iliri takim në Gjirin e Lalzit pazare me Shqipërinë dhe shqiptarët (VIDEO)

Nga Vaqarri, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se në një kohë që shumica mendon çdo ditë për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve, Saliu, Luli, Mona dhe Iliri janë mbledhur te vilat e tyre në Gjirin e Lalzit, se si të bëjnë pazare për 30 vitet e ardhshme në kurriz të tyre.

“U bënë 4 vjet dhe sa numëruam vetëm këto gjërat e fundit që kemi bërë, por s’e kam parë një herë Lul Bashën në Vaqarr. S’e kam parë ndonjëherë Bujar Nishanin, Sali Berishën, s’e kam parë ndonjëherë Ilir Metën, Monikën, këtu. Teksa, jemi mbledhur këtu për të folur për kopshtet, çerdhet, shkollat, rrugët, për landfillin, i cili sot nuk kutërbon më nga djegia e plehrave, ata janë mbledhur të gjithë tek Gjiri i Lalzit, tek vilat e tyre. Janë mbledhur të diskutojnë si do kthehemi të hënën në Tiranë dhe ç’a poshtërsish do i bëjmë Shqipërisë. Secili me këmbët tek pishina thotë: “Ndoshta na ka ardhur fundi, por duhet të rezistojmë”. Pyetja është: Do fitojë ky takimi ynë këtu, ku po bëjmë planin se çfarë punësh do të bëjmë për 30 vitet e ardhshme, apo fitojë takimi që është duke ndodhur tani tek Gjiri i Lalzit, ku po bëhen plane se çfarë pazari do kapim për 30 vitet që ikën?!”, tha Veliaj.

Ai iu drejtua me një mesazh edhe demokratëve, duke iu bërë thirrje që të bashkohen me PS, si e vetmja forcë politike që nuk ka tradhtuar asnjëherë interesat e qytetarëve dhe të vendit. “Duhet të fitojë kjo skuadra këtu sepse ekipi që është mbledhur tek Gjiri i Lalzit, i Saliut, i Lulit, i Monës, Ilirit, i kanë punët në terezi. Asnjë nuk ndihet mirë kur partia e vet e tradhton, kur partia e vet e lë punën përgjysmë, kur partia e vet braktis detyrën, kur deputetët ikin në drejtim të paditur, kur anëtarët e t’u të Këshillit Bashkiak s’kanë ardhur për asnjë vendim social, megjithatë unë u them atyre: Merrni zemër se ka një parti si Partia Socialiste, që e mban fjalën, i çon punët deri në fund, që është besnike, parti patriotike”, tha ai. 

Teksa, theksoi se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor, kandidati socialist u shpreh se respektimi i kësaj date i shërben demokracisë së vendit. “Fati është që edhe jeta demokratike ka një afat, çdo 4 vjet duhet të ketë zgjedhje. Dikush mund të ketë punuar shumë mirë, por ama që të vazhdojë edhe 4 vite të tjera duhet ta pyesë miletin: A kam punuar mirë, duhet të vazhdoj edhe këto 4 vjet? Dikush tjetër në Kamzë ose në Shkodër, mund të mos ketë punuar hiç. E dini që të gjithë kryetarët e PD në bashki rrinë në Tiranë, shkojnë në qytetet e tyre vetëm për të dalë në televizor, por të gjithë jetojnë në Tiranë. Ligji thotë një herë në 4 vjet do vendosni kë duam dhe është logjike, si nuk shtyjmë dot të korrat, si nuk shtyjmë dot fillimin e mësimit, si nuk shtyjmë dot një lindje, nuk shtyjmë dot as lindjen e një pushteti të ri, që të qeverisë Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Tropojën, Përmetin, Tepelenën, Korçën, Sarandën”, deklaroi Veliaj. 

Ai u shpreh se dy pleq të mbaruar si Saliu dhe Petrit Vasili, s’mund të bëjnë politikë dhe të diktojnë hallin e tyre të gjithë rinisë shqiptare. “Miqtë e mi, janë mbledhur aty te Gjiri i Lalzit këtë fundjavë, se ata në fundjavë s’merren fare me këto punë, revolucioni i tyre fillon vetëm kur kthehen në Tiranë, dhe diskutojnë njerëz që në fakt Shqipëria i ka bërë kryeministra, presidentë, Kryetarë Kuvendi, Shqipëria i ka bërë ambasadorë, deputetë, nga këta pleqtë perversë si Saliu, si Tit Vasili, që rrinë tërë ditën në facebook: shpif njëri që vdiq një gardist, shpif tjetri që u helmua një shkollë, shpif e shpif se diçka do ngelet, duke menduar që njerëzit janë budallenj. Njerëzit e kuptojnë që dy pleq të mbaruar me prostatë, s’mund të bëjnë politikë dhe të diktojnë hallin e tyre të gjithë rinisë shqiptare”, deklaroi Veliaj nga Vaqarri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 16/06/2019 14:13

    PRITET PRESIDENTI TE UDHEHEQ PROTESTUESIT DERI NE RREZIMIN E QEVERISE SE KRIMIT TE ED RAMES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve