Veliaj: Sheshi ‘Skëndërbej’ do të 
hapet për publikun më 10 qersho

Veliaj: Sheshi ‘Skëndërbej’ do të <br />hapet për publikun më 10 qersho
Sheshi Skënderbej do të hapet për të gjithë qytetarët më 10 qershor. Lajmi u dha nga kryebashkiaku Erion Veliaj ditën e sotme.
 
Teksa ishte së bashku me kreun e qeverisë Rama në Parkun e Madh të Liqenit, Veliaj u shpreh se është drejt fundit.
 
“Sheshi ka dalë shumë bukur, këtë javë do testojmë shatërvanët, të shikojmë sa mirë funksionojnë. Kemi mbjellë shumë pemë rreth e rrotull, do ketë një pjesë me hije me pemë, një pjesë e kemi bërë vetëm me ullinj, një pjesë e kemi bërë vetëm me pemë frutore, portokalle, limon, fiq. Vend fantastik nëse keni biçikletë, patina, është e pjerrët po të hipësh në majë”, tha Veliaj.
 
Punimet në shesh janë vlerësuar edhe nga Rama sipas të cilit projekti ka dalë fanstastik.

Duke folur për rritjen e hapësirave të gjelbra në kryeqytet, Veliaj deklaroi se po punohet me ritme të shpejta që brenda 2030 të mbillen 2 milionë pemë, në kuadër të projektit për Pyllin Orbital
 
 Gjithashtu, ai prezantoi punën që është bërë në këtë zonë zonën e Farkës. Kreu i Bashkisë deklaroi se falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës janë ndërtuar një sërë ambientesh të ndryshme për të gjitha grupmoshat, duke e shndërruar Parkun e Madh të Liqenit në një nga hapësirat më të frekuentuara në kryeqytet.
 
“Këtu është ndarë me kënde, për mosha deri në 3 vjeç ka ambiente ato kodrinat e vogla, ndërkohë që pjesa e adoleshentëve dhe e më të rriturve vazhdon në drejtim të kishës ku është fusha e basketbollit, scateboard etj. Ngaqë ka pas shumë sukses, ka një fluks të paimagjinueshëm sidomos pasdite. Kështu që do të përfundojmë edhe pistën e vrapit. Po bëjmë edhe shtigjet e biçikletave që mos të ndërhyjmë me ata që bëjnë vrap. Ndërkohë që fusha lart kryesisht janë për ekipe të organizuara. Shkollat e mesme përdorin fushat e basketbollit dhe të volejbollit”, tha Veliaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi