TIRANE- Maturantët që mbarojnë shkollat e mesme me nota të shkëlqyera nuk janë stimuluar si duhet në vitet e mëparshme. Praktika e dhënies së bursave dhe përfitimeve të tjera në arsimin e lartë për qëllime klienteliste nuk duhet të ekzistojë më. Kjo ka qënë deklarata e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, gjatë një ceremonie me katër ish-maturantët më të mirë të vitit të kaluar. "Vitin tjetër do japim bursa për ato që dalin absolitisht me të gjitha 10-ta. Ne jemi të interesuar të projekteve tona të specializimit jashtë të inkurajojmë sa më shumë këta të rinj që të marrin vlerësimin e tyre. E kuptoj që të gjithë duan të promovohen, por duhet të shpërblehen ata që realisht kanë punuar shumë, sepse duhet të kthehemi nga shoqëria e njohjes së mbiemrave në atë të meritës"- tha Veliaj.
Në këtë ceremoni e pranishme ishte edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila përcolli mesazhin se ky kontigjent të rinjsh duhet të marë mbështetjen e nevojshme, që t'i shërbejë më tej shoqërisë shqiptare. Mendja, dija dhe zemra e tyre do t'i çojë përpara. Modeli për të rinjtë sot janë këto vajza dhe ato janë kampionet e sotme"- tha Kumbaro. Për katër ish maturantët ekselentë, janë shpërndarë edhe disa dhurata.
Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com