Veliaj: Sot pastruam Kërrabën
deri në fund të vitit çdo njësi

TIRANË - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka reaguar në Facebook mbi shkeljet me skemën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar në komunën e Krrabës.

Aty nga 228 familje që marrin ndihmë ekonomike në këtë komunë, 193 prej tyre e kanë përfituar në mënyrë të padrejtë, mes të cilëve kryetari dhe anëtarët e këshillit të komunës. Veliaj ka premtuar se deri në fund të vitit do pastrohet çdo njësi. 

"Tolerance Zero ndaj çdo shkelësi! Kush vjedh ndihmen ekonomike, jo vetem shkel ligjin, por heq buken e gojes per dike qe eshte realisht ne nevoje. Sot denoncuam në Prokurorinë e Tiranës shkeljet me skemën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar në komunën e Krrabës. Nga 228 familje që marrin ndihmë ekonomike në këtë komunë, 193 prej tyre e kanë përfituar në mënyrë të padrejtë. Gjer ne fund te vitit do pastrohet cdo njesi", komenton Veliaj.

erion veliaj

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Makina bllokohet në mes të dëborës në malin e Tomorit, Policia i vjen në ndihmë familjes, mes të shpëtuarve edhe 2 fëmijë

Berat/ Makina bllokohet në mes të dëborës në malin e Tomorit, Policia i vjen në ndihmë familjes, mes të shpëtuarve edhe 2 fëmijë