TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri të ditur se të gjitha kopshtet dhe çerdhet në kryeqytet filluan punë normalisht mëngjesin e së enjtes.

Në një postim në ‘Facebook’, Veliaj shprehet: “Të gjitha çerdhet e kopshtet e Tiranës rifilluan punën normale. 31 çerdhet dhe 26 kopshtet e rikonstruktuara e kaluan provën me sukses. Sot qëndruan të hapura për të pritur me të vegjlit e qytetit tonë, teksa situata me reshjet normalizohet. #Bashkë.

(er.nu/shqiptarja.com)